LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Korrupsion pasiv në bashkëpunim/ SPAK përfundon hetimet për Mimoza Margjekën dhe grupin

1 Mars 2021, 09:46, Aktualitet CNA
Korrupsion pasiv në bashkëpunim/ SPAK përfundon hetimet për

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar  ka përfunduar hetimet dhe paraqitur kërkesë për dërgimin në gjyq të procedimit penal , në ngarkim të pandehurve: Mimoza Margjeka dhe Arben Cara, të akuzuar për kryerjen e veprës penale të ?Korrupsionit pasiv të gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë?, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 319/ç e 25 i Kodit Penal.

Nejton Bali, Klaudjo Zhilla dhe Skënder Demiraj, të akuzuar për kryerjen e veprës penale të ?Korrupsionit aktiv të gjyqtarit, prokurorit dhe i funksionarëve të tjerë të drejtësisë?, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 319 e 25 i Kodit Penal.

Të pandehurit Nejton Bali, Klaudjo Zhilla dhe Skënder Demiraj, akuzohen se në bashkëpunim me njëri tjetrin, i kanë dhënë te pandehurës Mimoza Margjeka, me funksion gjyqtare, ndërkohë që ushtronte funksionet në Gjykatën e Apelit Korçë, nëpërmjet bashkëshortit të saj, të pandehurit Arben Cara, një shumë parash prej 6 000 (gjashtë mijë) eurosh, si përfitim të paligjshëm.

Kjo shumë parash, është dhënë me qëllim ndryshimin e masës së sigurimit nga ajo e ?arrestit në burg?, në atë të ?garancisë pasurore?, ndaj shtetasit Orion Bali, i arrestuar nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec, për veprën penale të ?Ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve?, parashikuar nga neni 298/3 i Kodit Penal. Në shkëmbim të përfitimit të paligjshëm, ka rezultuar se Gjykata e Apelit Korçë ka ndryshuar masën e sigurimit nga arrest në burg në atë të garancisë pasurore, për këtë shtetas./CNA.al

Lajmet e fundit nga