Zi në familjen e deputetit socialist/ Humb njeriun e shtrenjtë të familjes
Ditë zie në familjen e deputetit socialist Besnik Baraj. Për...
Në Shqipërinë virtuale, çdo gjë është në rregull. Ekonomia e përballoi më së miri krizën e shkaktuar nga COVID-19. Rënia ishte më e ulët sesa parashikimi.
Numri i të punësuarve iu është rikthyer niveleve të parakrizës. Të ardhurat në buxhet ishin sërish më mirë sesa pritshmëritë.
Projekte të mëdha rrugore janë në fazë tenderimi, duke filluar nga ndërhyje mbikalimesh e deri te Tuneli i Llogorasë. Borxhi publik parashikohet të vijë në ulje të vazhdueshme, ndërsa të ardhurat buxhetore pritet të rriten ndjeshëm, duke mundësuar dhe kryerjen e më shumë shpenzimeve. Edhe në skenarin më pesimist, borxhi nuk do të shkojë më shumë se 79.5% e Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB).
Institucionet shtetërore janë të gatishmëri të plotë, sistemet janë mirëfunksionale dhe për asnjë moment nuk lejohet që koha e keqe të bllokojë rrugët. Sistemi shëndetësor është më i fortë se kurrë dhe pandemia u përballua me sukses. Nuk ka mbingarkesa në spitale, ndërsa vdekjet për 1 milion banorë janë nën mesataren globale. Vaksinimi i popullsisë po ecën me ritme të shpejta dhe qeveria ka luajtur të gjithë gurët për të siguruar sasinë e nevojshme të dozave. Masat e ndërmarra në kohën e duhur, ndërkohë, kanë frenuar valën e infeksionit.
Shqipëria reale nuk ngjan dhe aq e bukur, siç e tregojnë dhe vetë të dhënat zyrtare:
-Punësimi është në ngërç, sidomos vetëpunësimi, i ndikuar nga tkurrja e konsumit, që vjen si nga rënia e të ardhurave, ashtu dhe nga kufizimet në aktivitetet e shërbimeve, të ndikuara nga pandemia.
Të dhënat e INSTAT, që janë të disponueshme për 9-mujorin 2020, treguan se numri i të punësuarve ka rënë me gati 30 mijë persona gjatë 9 muajve të 2020-s, në krahasim me të njëjtën periudhë të 2019-s. Nga 1 maji (kur filloi heqja graduale e kufizimeve) deri më 31 dhjetor, subjektet që kanë kaluar në status pasiv janë rritur me 38% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
-Të ardhurat buxhetore u tkurrën me 7.5% me bazë vjetore në 2020-n, nga -3% që ishte parashikimi në buxhetin e rishikuar në mes të vitit, pas pandemisë. Qeveria, me kokëfortësi, rriti për herë të dytë parashikimin për të ardhurat në 2021, ndonëse vala e re e pandemisë ka shtuar pasiguritë për shpejtësinë e rimëkëmbjes.
Në raport me faktin e 2020-s parashikohet që të hyrat buxhetore këtë vit të rriten me 15%, gjë që nuk ka ndodhur dhe në vitet më të mira të ekonomisë. Ky parashikim, aspak realist, i mundëson qeverisë që në kahun tjetër të mbajëtë gjalla premtimet për investime të mëdha në infrastrukturë edhe me para që nuk i ka. P.sh., për ndërtimin e tunelit të Llogorasë, me një shumë prej 155 milionë eurosh nga buxheti i shtetit, që sipas kushteve të tenderit duhet të mbarojë deri në vitin 2023.
Buxheti ka të parashikuara deri në këtë vit, vetëm 30% të fondeve! FMN ka rekomanduar që të hiqet dorë nga shpenzimet jo prioritare, në mënyrë që të ketë fonde të lira për të përballuar emergjencën. Rreziku kryesor, sipas FMN-së, është që nëse ekonomia përkeqësohet nga pandemia e zgjatur, deficiti dhe borxhi do të vazhdonin të rriteshin dhe si rrjedhojë, qeveria nuk do të kishte para në dispozicion që të zvogëlonte efektin në ekonomi të kësaj goditjeje.
Për këto arsye, FMN është shumë më pesimiste se qeveria për uljen e borxhit dhe në variantin pesimist, parashikon që ky tregues mund të arrijë në 88% të PBB-së, ose 10 pikë përqindje më i lartë sesa pret qeveria shqiptare.
-Menaxhimi i pandemisë, që nga parandalimi i përhapjes së infeksionit, te kapacitetet e sistemit shëndetësor dhe shpejtësia e vaksinimit janë çështje të tjera, që do të kërkojnë kohë për t?u vlerësuar. Por të dhënat e para flasin se fatalitetet në nëntor e dhjetor u dyfishuan, numri i shtesës së vdekjeve për 1 milion banorë po rezulton shumë i lartë për 2020-n, ndërsa qeveria veproi me vonesë për të parandaluar valën e re të pandemisë, ndryshe nga e gjithë Europa që nxitoi me kufizimet sapo varianti britanik filloi të përhapjet me shpejtësi. Për të mos folur për vaksinën, për të cilën jemi ndër të fundit në Europë, në raport me popullsinë.
Është e vërtetë, që jetojmë në Shqipëri, ku gjithçka mund të ndodhë. Por, nuk është më Shqipëria e para 30 viteve.Shumë gjëra kanë ndryshuar, sidomos informacioni, i cili është lehtësisht i disponueshëm dhe i krahasueshëm. Edhe për shkak të zhvillimeve teknologjike, ai përhapet me shpejtësi dhe as mund të manipulohet, as mund të fshihet dhe as mund të shtrembërohet, sepse në mos sot, nesër realiteti do të shfaqet ashtu siç është. Ai nuk mund të fshihet, as me ?like? dhe as me ?share?, as me ?show? që na shoqëron nga mëngjesi në darkë./Monitor
Ditë zie në familjen e deputetit socialist Besnik Baraj. Për...
Zgjedhjet e 14 shkurtit patën një vëmendje të shtuar jo vetë...
Pasditen e sotme aktivisti Astrit Seranaj ka denoncuar një s...
Ish deputetja e Partisë Socialiste Valentina Leskaj ka humbu...
Një lajm i trishtë për të gjithë komunitetin. Ka ndërruar j...
Një aksident rrugor është regjistruar pak minuta më parë në ...
Ditën e sotme ka filluar vaksinimi anti Covid, i bluzave të ...
Ministria e Brendshme njofton qytetarët se të gjitha zyrat e...
Një tjetër efektiv policie ka humbur betejën me koronavirusi...
Gjovalin Loka, drejtori i Departamentit të Sigurisë Publike ...
Strukturat e Policisë, krahas përmbushjes së detyrave funksi...
Sektori i ndërtimit është rikthyer vrullshëm në tremujorin e...
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manast...
Përfundon shqyrtimi në Gjykatën e Posaçme të Apelit për ish-...
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës përmes një njof...
Një tjetër mjek ka humbur jetën si pasojë e Covid 19.Mjeku i...
Gazetari Artan Hoxha ka bërë një deklaratë të fortë, teksa p...
Një trajnim online u zhvillua me stafin e ILD-së, Inspektorë...
Ish-kryeministri Sali Berisha e cilëson Behar Sofinë, 65-vje...
Koronavirusi ka hyrë edhe në presidencë.Mësohet se këshillta...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...