web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

A ka prezencë të mutacionit të Covid në Shqipëri?/ Anëtari i Komitetit Teknik jep përgjigjen

1 Mars 2021, 07:55, Aktualitet CNA

Shefi i Laboratorit të Mikrobiologjisë në QSUT, njëkohësisht dhe anëtar i Komitetit Teknik të Ekspertëve, Andi Koraqi u shpreh në Euroneës Albania se ende nuk ka një konfirmim nga laboratorët jashtë vendit për prezencën e mutacioneve të reja të COVID-19 në Shqipëri.

Në fjalën e tij, ai theksoi se pritet konfirmimi i laboratorëve të specializuar të Anglisë dhe shtoi se duke parë se në çdo vend të rajonit ka mutacione, nuk përjashtohet mundësia e ekzistencës së tyre në Shqipëri.

Sa i përket numrit të lartë të fataliteteve të ditëve të fundit, ai tha se numri i lartë i të infektuarve normalisht që sjell dhe numër të lartë të vdekjeve.

Zoti Koraqi nuk dha një datë se kur do të mblidhet sërish Komitetit i Eksperteve për të komunikuar masat e reja.

?Mesa di unë do të bëhet një mbledhje, por nuk e di ekzaktësisht?, u shpreh ai.

Ai tha se masat anti-COVID duhet të respektohen nga qytetarët dhe njëkohësisht duhet të ketë kontrolle nga institucionet.

?Janë qytetarët që duhet të zbatojnë masat për parandalimin e virusit. Në radhë të dytë janë institucionet kontrolluese që duhet të shikojnë nëse zbatohen rregullat nëpër lokale. Nuk është detyrë e Komitetit Teknik dhe specialistëve që të shohin respektimin e masave?, tha ai.

?Komiteti është institucion që këshillon, pastaj vendimet i merr tjetër kush?, përfundoi ai.





Lajmet e fundit nga