Connect with Us

Skandali/ Prokurori i Tiranës liron atentatorët e Andon Dhimës

Aktualitet

Skandali/ Prokurori i Tiranës liron atentatorët e Andon Dhimës

Publikuar

-

Drejtësia vazhdon akoma të shfaqë paaftësi dhe më e keqja tregoi se dhe prokurorët janë pjesë e mafies dhe grupeve kriminale.

CNA.al ka mësuar se së fundmi prokurori i Tiranës, Leonard Filopati ka liruar atentatorin tjetër të biznesmenit Andon Dhima i ngjarjes së ndodhur në 17 tetor të vitit 2020. Kujtojmë që në datën 15 nëntor Gjykata e Tiranës la të lirë njërin nga bashkëpunëtorët e atentatit të mbetur në tentative. Për atetatin ndaj biznesmenit u arrestuan Grid Lena, i dënuar 6 vite burgim, për vjedhje me armë në Gjermani dhe Altin Hoxha, banues në Tiranë, i dënuar më parë për plagosje me armë.

Ndërkohë që vetëm një prej tre personave të akuzuar në fillim, është mbajtur në qeli për ambëmbajtje pa leje personit të cilit iu gjetën armët, maskat kamuflazhet. Pra një vrasje e ngelur në tentativë, një video që tronditi opinionin publik ku dy persona me armë në dorë iu shfaqën Andon Dhimës tek dera e ashensorit dhe ishin sekondat që bënin diferencën mes jetës dhe vdekjes.

Burime zyrtatre i thanë CNA.al se prokurori Filopati është personi që ka ndërtuar gjithë skenarin për lirimin e personazheve të cilët pas disa ditësh përgjimesh dhe survejimesh të telefonave, por edhe të kamerave të ambienteve publike u adresuan pas atentatit. Në atë kohë, fillimisht u tha se video ishte një skenar, kryesisht nga media të financuara nga njerëz drejt të cilëve Dhima drejtoi gishtin, por edhe nën influencën e tyre ashtu sikundër është edhe Leonard Filopati i njohur si prokurori i Nikoll Lesit.

Policia arrestoi me bujë personat, deklaroi se e kishte zbardhur ngjarjen dhe se kishte siguruar provat si mesazhe telefonike dhe pamje filmike, por mesa duket këto nuk kanë mjaftuar për prokurorin Filopati i cili shpejt e shpejt ka çuar në mbylljen e çështjes duke akuzuar vetëm një nga tre personat për “armëmbajtje pa leje” dhe duke liruar dy personat e tjerë.

LEXO EDHE:  VOA: Qeveria dhe opozita shkëmbejnë akuza për presione mbi drejtësinë

Pasi janë marrë në pyetje personat kanë deklaruar se kanë qenë në atë ambient jo për shtetasin Andon Dhima, por për një tjetër shtetas me të cilin ishin konfliktuar më parë me makina, duke mohuar faktin se ndodheshin aty për Andon Dhimën, por kanë pranuar që ndodheshin aty për tu përplasur, për tu konfliktuar dhe ishin ata personat që u panë në kamer.

Faktet sot tregojnë se Leonard Filopati, prokurori skandaloz, në vend të zbatimit të ligjit, të zbardhjes së ngjarjes kriminale, ka zgjedhur të shfajësojë këta persona që dyshohen për këtë ngjarje, t’u japë liri dhe të ngrejë një frymë paniku dhe terrori mbi biznesin. Tashmë kushdo që ngre dorën mbi biznesin pas disa muajsh mund të lirohet, mjafton të ketë mbështetjet e duhura, politike mediatike dhe në sistemin e drejtësisë./CNA.al

Tentuan të vrasin biznesmenin Andon Dhima/ Zbardhen emrat e autorëve dhe bashkëpunëtorëve të arrestuar

 

Fotot/ Kush janë dy autorët që tentuan të vrisnin Andon Dhimën

Tentuan të vrasin biznesmenin Andon Dhima/ Zbardhen emrat e autorëve dhe bashkëpunëtorëve të arrestuar

Zbulohen avokatët publikë të ish-trafikantit të drogës

Denoncoi Ben Blushin/ Policia njoftim zyrtar për atentatin e dështuar ndaj biznesmenit, kush janë të arrestuarit

Sulmi ndaj biznesmenit që denoncoi Ben Blushin/ Zbardhen të tjera detaje, çfarë deklaruan autorët

 

Zbulohen avokatët publikë të ish-trafikantit të drogës

Reagon Andon Dhima/ Falenderoj policinë, të zbulohet urdhëruesi!

 

 

 

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Klodiana Lala plas deklaratën e fortë/ “Policia fsheh trafikantët e drogës”

Publikuar

-

Nga

Gazetarja Klodiana Lala foli lidhur me drogën e kapur në portin e Durrësit ku ngarkesa ishte porositur nga Selim Çeka.

Lala hodhi akuza ndaj Policisë së Shtetit se fsheh trafikantët e drogës dhe shtoi se ka zyrtarë të inkriminuar.

Ajo tha se Çeka, një ish-mësues në pension në mënyrë të vazhdueshme ka mohuar lidhjen me ngarkesën e drogës dhe ka kërkuar nga policia që konteineri të shoqërohej deri në destinacionin final.

“Policia e shtetit fsheh trafikantët e vërtetë. Edhe në drogën me oriz ju kanë ikur trafikantët përpara syve. Brenda radhëve të policisë ka zyrtarë të dyshuar. Selim Çeka ka inisituar përgjatë 4 orëve që ishte i gatshëm ta shoqëronte policinë për destinacionin final. Prokuroria nuk ka për t’i zbuluar kurrë trafikantët e vërtetë”,“tha Lala.

Sipas saj, ngarkesa e kapur prej 140 kg është e lidhur me politikën. Lala u shpreh në emisionin “Opinion se duke i ndërprerë operacionet në port shpëton peshqit e mëdhenj të kokainës.

LEXO EDHE:  “Dështimi” i organizimit/Protesta e PD-së vijon vetëm në Tiranë

LEXO EDHE:  Artan Hoxha denoncon skandalin/ Shteti liroi trafikantin

Në rastin e 140 kg i them policisë ta nisi hetimin nga Kombinati për të parë lidhjet me politikën, për të parë lidhjet me Ekuadorin. Për të parë sa djem nga Shqipëria ka sot në Ekuador dhe më pas, duhet të bëhet diferenca. Duke i ndërprerë operacionet në port po shpëtohen peshqit e mëdhenj të kokainës”, u shpreh Lala./ CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Votimi i emigrantëve/ Topalli: Miratimi i Kodit Zgjedhor u vonua me qëllim

Publikuar

-

Nga

Drejtuesja e Lëvizjes për Ndryshim Jozefina Topalli, ka komentuar në lidhje me fletën e votimit që do të përdoret në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit. Sipas saj, kodi zgjedhor u vonua për të bërë të pamundur votimin e emigrantëve.

Më tej, ajo shprehet se vendi ka nevojë për ndryshim dhe ndryshimi nuk është as Edi Rama, as Lulzim Basha me Monika Kryemadhin dhe as Ilir Meta.

“Nuk di të them se cili variant është më mirë sepse është i paprovuar më parë. Mund të bëhej me numër apo siç bëhet në Danimarkë të vendos një fletë tjetër që të dihet kush emër korrespondon me numrin. Mund të ishte organizuar më mirë. Kodi zgjedhor ka vonuar shumë saqë bën të pamundur votimin e emigrantëve. Ka konsensus ndërmjet tyre sepse në të kundër do kishte përplasje.

Vendi ka nevojë për ndryshim dhe ndryshimi nuk janë Lulzim Basha apo Monika Kryemadhi apo Edi Rama apo Ilir Meta. Nëse nuk marr asnjë mandat do të tërhiqem nga jeta politike.”, u shpreh Topalli./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Rakipllari sulmon Frrok Çupin/ “Lëtyrë, shpifës ordiner”

Publikuar

-

Nga

Debati në emisionin “Open” mes gazetarit Robert Rakipllari dhe Frrok Çupit ka degjeneruar në sulme dhe fyerje personale mes tyre.

Ishte Çupi i nxiti debatin pasi Rakipllari citoi diçka gabim nga fjala e tij më herët në emisionin “Open”.

Më tej Rakipllari e quajti Çupin spiun sigurimi dhe lëtyrë, shpifës ordiner. Ky i fundit e quajti kolegun budalla dhe e paralajmëroi se do ta çonte në gjyq, për akuza të pavërteta.

Debati:

Rakipllari: Atëherë Çupi tha se Presidenti është pa pushtet…

Çupi: Jo nuk e thashë këtë, pse më vë në gojë gjëra që nuk i thashë.

Rakipllari: Po mirë

Çupi: Jo s’ka mirë, edhe njëherë po ta them mos vë në gojën tënde gjëra që unë s’i thashë kaq po të them.

Rakipllari: O Frrok mos bëj si i fortë.

Çupi: Unë s’po bëj si i fortë mos më thuaj mua gjëra të paqëna.

Rakipllari: Ore pse bërtet, pse do ta marrësh personale, unë s’di të kem gjëra personale me ty. Çfarë ke?

Çupi: Të jetë hera e fundit më dëgjove? (Bërtet)

Rakipllari: Unë nuk kam ardhur për debat me ty këtu, nuk bëj debat me një ish-spiun të Sigurimit të Shtetit.

Çupi: Unë spiun?

Rakipllari: Po ke qenë spiun, a ke qenë?

Çupi: Do shkojmë në gjyq me këtë që the.

Rakipllari: Kur të duash ti.

Çupi: Do ta paguash shumë shtrenjtë. Më citon keq.

Rakipllari: Nuk kam ardhur të bëj debat me ty. Kujdes dhe referoju mirë gjërave. Unë të dëgjova dhe të respektova deri në fund.

LEXO EDHE:  AKU gjobit dhe paralajmëron bizneset/ Bllokon dhe 620 kg produkte ushqimore

LEXO EDHE:  “Dështimi” i organizimit/Protesta e PD-së vijon vetëm në Tiranë

Frrok Çupi: Pse ku ishte respekti?

Rakipllari: Kujdes me zhargonin! Kaq po them se nuk kam ardhur që të bëj debat me ty. Merre dhe ktheje se çfarë the. The për Metën që ky njeri kërkon pushtet. Ti nuk je jurist fare. Ke qenë, nuk je më tani. Presidenti shkon ku t’i dojë qejfi.

Çupi: S’ka punë me zgjedhjet ai.

Rakipllari: Si nuk ka punë me zgjedhjet ai? Mund të shkojë ku të dojë në çdo vend të Shqipërisë.

Çupi: Presidenti nuk mund që të rrahë policë dhe të mos shkojë i dehur nëpër studio. Nuk ka kompetencë more djalë. Ehuuuu me kë flas edhe unë. Presidenti nuk bën thirrje.

Rakipllari: Po lexoje more lexo! Ti ke qenë spiun i sigurimit të shteti dhe nuk po them gjë. Je një shpifës ordiner. Spiun! Ti ke qenë dhe mbaje. Unë nuk bëj debat me një lëtyrë si ty.

Çupi: Ti je i lumtur budalla i dashur.

Rakipllari: Do të vazhdoj me arsenalin.

Çupi: Do të të them ça lexoj për ty.

Rakipllari: Se ça thonë për një lëtyrë si ty. Eni nëse me kë thirrur që të… Nuk vazhdoj dot më, më ke sjellë njërin që të më thotë gjëra personale.

Çupi: Çfarë të thashë unë gjëra personale?/hashtag

LEXO TE PLOTE