Connect with Us

Meta i ‘qan hallin’ Faslli Zholit/ Po i shkova prap në shtëpi, vjen dhe policia

Politikë

Meta i ‘qan hallin’ Faslli Zholit/ Po i shkova prap në shtëpi, vjen dhe policia

Publikuar

-

Mos ja vini re Ilir Metës, Shehrazadja i ka hyrë nën lëkurë!

CNA.al.publikoi  pak kohë më parë një video, ku Ervis Zholi, djali i Faslli Zholit, militant i flaktë i Ilir Metës dhe LSI, tregonte forcën duke gjuajtur me armë diku në malësinë e Korçës.

Pas këtij raportimi, uniformat blu u vënë në lëvizje për të zbardhur rrethanat, vendin dhe kohën kur ka ndodhur.

Kjo ngjarje erdhi vetëm dy ditë pasi Meta kishte shkuar në shtëpinë e këtij të fundit për të kërkuar mbështejte elektorale.

Kjo është komentuar dhe nga presidenti Meta sot në konferencën për mediat, ku tha  se kjo e detyron të dalë më shpesh në sheshe.

“Tani mund të detyrohem të dal më shumë në rrugë në bulevard se unë vete te kushëriri im në bashkinë e Maliqit në Korçë ku jeton të pi një gotë raki atje, dhe pas dy ditësh, ai ish ushtarak, njeri i nderuar jeton me zonjën e tij, i vete policia në shtëpi natën kontroll banese. Po pse? Se ti ke një çun në Amerikë ka bërë një video, me armë…

LEXO EDHE:  E rëndë në Korçë/42-vjeçari  hidhet nga urbani, e përplas furgoni, ambulanca vonon 15 minuta

Unë kur të shkoj tani në Maliq do detyrohem të dal shëtitje me të se po ti shkoj prap në shtëpi atij apo një tjetri mund ti shkojë prap policia. Vajtëm bëmë aktivitetin në Durrës e bëri shoqata e Durrësit në bashkëpunim me bashkinë, u respektuan kushtet, nga 50 që kishte thënë Bashkia, s’kishte as 35 veta. Iku presidenti u mor kryetari i shoqatës e ju e dini sa janë pensionet e pensionistëve tanë edhe gjobë 50 milionë lekë.”/CNA.al

Video me armë në Korçë/ Policia vihet në lëvizje për djalin e koordinatorit të LSI-së, nisin hetimet

Video me armë/ Militanti i ‘flaktë’ i LSI bën të fortin në Korçë, Meta i shkon në shtëpi

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Saliu është lider, Luli kukull që kurdiset”/ Rama: Po tani me kë do të identifikohen tropojanët

Publikuar

-

Nga

Kryeministri Edi Rama ka vijuar fushatën me banorët e qytetit të  Tropojës. Në fjalën e tij Rama komentoi edhe ish kryeminstrin Sali Berisha duke e cilësuar atë si një lider. Sipas tij, Tropojanët u indetifikuan me një figurë si Sali Berisha.

Nga ana tjetër Rama nuk i kurseu ironitë dhe talljet me kreun e Partisë Demokratike Lulzim Basha duke e cilësuar atë si një kukull që sillet si ta kurdisësh.

“Me Saliu spo merrem. Ishte si ishte unë nuk e vë në diskutim që Sali Berisha është Lider. Po ky çfarë lideri është ky. E kanë nxjerrë atje si një kukull që kurdiset. E kurdis për Batman ky bëhet Batman dhe hidhet nëpër muret bashkë me ata të tjerët kacavirret nëpër muret e kështjellës do të marrim pushtetin. E kurdin për barbi ky bëhet barbi, si ta kurdisësh. Kështu që për Saliu nuk po e zgjas. Tropojanët u identifikuan me një figurë që është figurë lider.Po tani më kë do të identifikohen tropojanët me Partinë Demokratike, a e imagjinoni jut ë zgjohet Luli të vijë për Tropojë. Tani atij Tropoja do I duket sikur është për të shkuar në Australi”, u shpreh Rama./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Partia Demokratike pa kokë”/ Rama tallet me Bashën nga Tropoja

Publikuar

-

Nga

Pas hapjes së aeroportit të Kukësit kryeministri Edi Rama ka zhvilluar takim me banorët e Tropojës. Nga atje Rama prezantoi kandidatin për deputet dhe shprehi falenderimin që ditën e sotme kanë qënë më të shumtë në numër se herët e tjera.

“Sot unë ju gjej më të shumtë në numër. Dhe jam i bindur që prezenca nuk ësht ëe lidhur thjesht me ardhjen time. Por me siguri është e lidhur që në këtë zgjedhje Ps ju ka sjellë dikë që është nder ta kesh shok dhe është nder ta kesh përfaqësues”, u shpreh Rama.

Ndër të tjera kryeministri nuk la pa ironizuar edhe liderin e Partisë Demokratike Lulzim Basha duke e cilësuar pa kokë. Sipas Ramës, ai ka bërë më shumë për këtë qytet se Partia Demokratike.

LEXO EDHE:  Video-“S’ka bir none, bir k*rve”/ Rama siç nuk e keni parë kurrë më parë

LEXO EDHE:  Akuzohen për shpërdorim detyre/ SHÇBA shoqëron 5 punonjës policie në Korçë

“PD nuk është një shpellë e mbushur me njerëz që i përkasin një bote tjetër. Pd-ja ka plot njerez të mirë. Në Pd është problem koka, ishte koka kur kishte kokë tani nuk ka kokë imagjino. Për Tropojën unë dhe Partia Sociliaste në këto vite që na hyri në mes me dy akte tërmet dhe pandemia. Kam bërë disa herë më shumë se Sali Berisha dhe Partia Socialiste këtë sma mohon dot një tropojan që mban gishtat lart edhe kur fle gjumë. Për mua ishte një rikthim sepse në Barjam Curr kam qenë kur kam qenë student”, shtoi Rama./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Do i japim fund mafies së trojeve”/ Basha ndalet në Vorë, premtime banorëve

Publikuar

-

Nga

“Do i japim fund mafies së trojeve”/ Basha ndalet në Vorë, premtime banorëve

Kreu i PD Lulzim Basha, në vijim të fushatës elektorale është ndalur në Vorë pasditen e sotme.

Basha theksoi se Rama nuk bëri asgjë në tetë vjet, duke shtuar se nuk ka se çfarë të bëjë më.

“Vëllezër dhe motra, zonja e zotërinj, mirë se iu gjej këtë pasdite. E kanë katandisur Vorën në pikë të zezë. Kanë tetë vite dështime, tetë vite premtime që nuk janë mbajtur dhe kanë guxim e kërkojnë edhe katër vjet të tjera.

Rama nuk bëri gjë dhe nuk ka çfarë të bëjë më. Bashkë për ndryshim, duke votuar të dielën e ardhshme numrin 9. Kjo sepse Vora nuk e mban dot më këtë peshë të rëndë të skamjes dhe varfërisë.

Aleanca për ndryshim do të fitojë zgjedhjet për Shqipërinë e shqiptarët. Kjo qeveri është çnjerëzore. Çmimi i naftës është rritur në mënyrë të tmerrshme. Më 25 prill të largojmë Ramën me votën e shqiptarëve të bashkuar, është në dorën tonë t’i shërbejmë fëmijëve tanë dhe të mos i lëmë nënat e gratë tona me zemër të ngrirë.

Me rindërtimin, Rama ndau disa të njerkës dhe disa të nënës. Do i japim fund mafies së trojeve. Më 25 prill votoni numrin 9, bashkë për ndryshim. Vora fiton, Shqipëria fiton”, u shpreh Basha./CNA.al

LEXO TE PLOTE