web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Situata nga Covid/ Mjeku psikiatër: Pasojat psikologjike do zgjasin më shumë

19 Shkurt 2021, 13:43, Sociale CNA

Mjeku psikiatër, Neli Demi ka deklaruar se pandemia Covid-19 ka shtuar numrin e personave që kërkojnë ndihmë për problemet psikologjike.

Demi tha se Covid është një sëmundje që shkakton shumë frikëra dhe ankth dhe kjo ka ndikuar në rëndimin e gjendjes së shëndetit mendor.

?Rastet e vetëvrasjeve në institucionet shëndetësore tërheq vëmendje më të veçantë. Nuk pritet që personat që janë në kujdes mjekësor të kryejnë këtë veprim. Janë shumë faktorë për t?u marrë në konsideratë. Simptomatika apo problemet që shkakton një infeksion apo një sëmundje tjetër e rëndë kronike të gjitha këto krijojnë një gjendje emocionale dhe fizike më të rënduar. Rastet konkrete kajnë të bëjnë me persona që janë shtruar në spital me Covid dhe kanë të bëjnë me një kontekst më konfuz dhe më të rënduar të popullatës. Secili prej nesh është në kontakt me këto frikëra. Ankesat janë nga më të ndryshmet. Ka mbivendosje të fuqishme të gjendjeve të ankthit. Kur them mbivendosje e kam fjalën për individë që edhe më herët kanë pasur probleme, por kjo situatë e rëndon më shumë. Janë vënë re edhe fenomene të infarktit të trurit. Është pjesa psikologjike që ndikohet nga këto, nga frika, nga dëshpërimi, nga mungesa e shpresës dhe mbështetjes. Kjo përhapje është në të gjithë botën. E gjithë bota është në ndikimin e këtij problemi, të cilin e kemi edhe ne?, tha mjeku në studion e Abc.

Ai shtoi se duhet t?i kushtohet vëmendje ndërhyrjes në shëndetin mendor./CNA.al





Lajmet e fundit nga