web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Ujqërit” stërviten në borë, Skënderbeu nuk ndal punën

14 Shkurt 2021, 11:34, Sport CNA

Bora ka përfshirë pjesën më të madhe të vendit, duke rënduar kushtet dhe në këtë formë duke detyruar FSHF të shtyjë një numër të lartë ndeshjesh, mes tyre edhe takimet e Superiores që ishin parashikuar të luheshin ditën e mërkurë.

Megjithatë, ky fakt nuk ka ndryshuar axhendën e Skënderbeut, teksa pavarësisht temperaturës disa gradë nën zero dhe fushës së mbuluar nga bora, trajneri Migen Memelli i ka nxjerrë të tijtë në stërvitje.

Në këtë formë, korçarët kanë përligjur tërësisht epitetin ?Ujqërit e Dëborës? siç edhe njihen ata e tifozeria e tyre, ndërkohë që këto janë sakrifica të cilat duhen bërë pasi juglindorët nuk kanë luksin të qëndrojnë pushim duke parë situatën në klasifikim.

Skënderbeu është në vendin e fundit aktualisht dhe në javën e ardhshme ka ndeshjen e vështirë ndaj kryesuesve të Vllaznisë, ku edhe një pikë do të ishte pozitive.





Lajmet e fundit nga