web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Situata në Kosovë/ Shënohen mbi 300 raste të reja dhe gjashtë humbje jete

12 Shkurt 2021, 14:32, Kosova & Bota CNA

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë shënuar 6 humbje jete dhe 372 raste të reja me COVID-19. Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik bën të ditur se në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratorët private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 2.856 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 372 raste pozitive.

Numri total i rasteve pozitive është 63.805 raste nga 261.492 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.540 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 333 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 55.224 raste, kurse numri i rasteve aktive është 7.041.

Ministria e Shëndetësisë së Kosovës u bën thirrje qytetarëve të zbatojnë masat, distancimin social, higjenën dhe mbajtjen e maskës./CNA.al





Lajmet e fundit nga