Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Presidentja e Komisionit të Bashkimit Evropian i doli në mbrojtje strategjisë së vaksinimit për koronavirusin që po ndjek blloku prej 27 anëtarësh, përballë kritikave në rritje për vonesa në prodhimin dhe shpërndarjen e dozave.
Ndërkohë, Bashkimi Evropian po përballet me kriza në disa fronte.
105-vjeçarja Elisabeth Steubesand shkon për t’u vaksinuar në Këln të Gjermanisë thotë se vaksinimi është gjë shumë.
?Uroj, edhe pse jam e moshuar, që shumë e shumë njerëz ta bëjnë atë,” thotë zonja Steubesand.
Shumë njerëz kërkojnë të vaksinohen, por në Bashkimin Evropian ka mungesa furnizimi. Fillimi i ngadaltë po shkakton dhimbje politike për BE-në.
Deri në javën e parë të shkurtit, Bashkimi Evrooian kishte shpërndarë dozat e para vetëm për më pak se 4 për qind të popullsisë së tij, krahasuar me 11 për qind në SHBA dhe 17 për qind në Britani.
“Ju mund të thoni se Komisioni Evropian nuk i bëri si duhet negociatat e kontratatave me kompanitë farmaceutike, krahasuar me Britaninë dhe Amerikën. Por kur bëhet fjalë për miratimin, ky ishte një vendim i vetëdijshëm. Ata e dinin se gjërat do të lëviznin ngadalë. Ka pasur edhe probleme të tjera të shpërndarjes nga ana e kompanive të ndryshme,? thotë Matt Bevington në Kings College të Londrës.
Brukseli ka vendosur kontrolle eksporti në mënyrë që kompanitë që prodhojnë vaksina në Evropë të përmbushin kontratat me BE-në para se t?i dërgojnë jashtë.
Duke folur me ligjvënësit të mërkurën, Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen pranoi se ishin bërë gabime.
?Ne u treguam të vonuar për autorizimet. Treguam optimizëm të tepruar kur bëhej fjalë për prodhimin masiv dhe ndoshta siguri të tepruar se ajo që porositëm do të dorëzohej në kohë,” tha zonja Von der Leyen.
Megjithatë ajo i doli në mbrojtje strategjisë së Bashkimit Evropian:
?Ishte gjëja e duhur që ne si evropianë e porositëm vaksinën kolektivisht. As mund ta imagjinoj që lojtarët e mëdhenj, vendet e mëdha anëtare të porositnin të parët dhe të tjerët të kishin mbetur duarbosh. Çfarë mesazhi do të kishte dhënë kjo për tregun tonë evropian dhe unitetin e Evropës??
Për vendet më të vogla anëtare të BE-së, prokurimi i përbashkët ka funksionuar, thotë profesor Bevington.
?Nëse vendet do të fillonin të ziheshin se kush t?i merrte vaksinat i pari, disa shtete anëtare do të kishin përfunduar me shumë vaksina, ndërsa të tjerët pa asnjë dozë. Kjo do të kishte sjellë shumë konflikte brenda Bashkimit Evropian,? thotë Matt Bevington në Kings College të Londrës.
Konflikti mund të jetë shmangur, por kritikat ndaj Komisionit Evropian po bëhen më të forta. Kërcënimi i BE-së për të bllokuar eksportet e vaksinave për në Irlandën e Veriut, u prit me kritika nga Londra dhe Dublini.
Ndërkohë, ka patur edhe një krizë tjetër: shefi i politikës së jashtme të bllokut Josep Borrell është kritikuar për vizitën e tij në Moskë fundjavën e kaluar, e cila u ndërmor me gjithë këshillën e shumë zyrtarëve të Bashkimit Evropian.
Ndërsa zoti Borrell dhe homologu i tij rus Sergei Lavrov po fillonin një konferencë shtypi në Moskë, Rusia dëboi tre diplomatë evropianë. Ky hap u pa gjerësisht si një përpjekje për të poshtëruar BE-në, për mbështetjen e saj ndaj udhëheqësit të burgosur të opozitës, Aleksej Navalni.
Zoti Borrell u kritikua ashpër kur u përball me ligjvënësit evropianë këtë javë.
“Ju vendosët të shkonit atje dhe ratë në kurthin e përgatitur me kujdes nga Sergei Lavrov,” tha Anna Fotyga, anëtare polake e Parlamentit Evropian.
Analistët thonë se këto polemika brenda BE-së ka të ngjarë të shuhen, nëse programi i vaksinimit ecën me shpejtësi, por çdo vonesë e mëtejshme mund të shkaktojë dëme që nuk riparohen lehtë në sytë e qytetarëve të bllokut./VOA
Qeveria në Kosovë është duke e mbajtur një mbledhje online d...
Ndërsa bota po bën përpjekje për t’i dhënë fund nacionalizmi...
Pas disa orësh negociata, Kancelarja Angela Merkel dhe udhëh...
Prokurorët në Qarkun Fulton të shtetit Xhorxhia kanë filluar...
Vendet anëtare të Bashkimit Evropian mbesin të ndara lidhur ...
Kancelaria gjermane dhe udhëheqësit e shtetit zhvilluan ditë...
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka ...
Deputetët e Parlamentit Evropian kanë miratuar planin për ri...
Policia italiane ka sekuestruar mbi 1,300 kg kokainë në port...
Koronavirusi ka shumë të ngjarë të jetë shfaqur për herë të ...
Presidenti amerikan Joe Biden tha se ndërsa gjyqi kundër par...
Analisti Baton Haxhiu thotë se Kosova ka nevojë për ndryshim...
Arrestimi dhe më pas burgosja e kritikut më të ashpër të Kre...
Dy qytetarë kanë humbur jetën nga Covid-19 në 24 orët e fund...
Duke marrë shkas nga shifrat në rritje të rasteve me koronav...
Një grup eurodeputetësh kërkojnë largimin e shefit të politi...
Numri i rasteve të konfirmuara me koronavirus në botë ka shk...
Barak Obama ishte i famshëm gjatë presidencës së tij për shk...
Ligjvënësit amerikanë propozuan këtë muaj dy projektligje mb...
Mes shqetësimeve në rritje lidhur me efektivitetin që garant...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...