web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Mori pjesë në aktivitetin e shoqatës që u gjobit për shkelje masash anti-Covid/ Meta: Tërësisht politike!

11 Shkurt 2021, 14:38, Politikë CNA

Presidenti Ilir Meta ka reaguar lidhur me gjobën që është vendosur ndaj pronarit të një organizate i cili ka organizuar një aktivitet në kundërshtim me masat anti COVID.

Sipas Metës, Abdulla Deliallisi është ndëshkuar pa të drejtë. Presidenti shkruan se e garantoi inxhinierin Deliallisi, se Institucioni i Presidentit të Republikës do të jetë në mbështetje të plotë të tij dhe të shoqatës ?Durrësi Autokton?, në të gjitha procedurat ligjore për kundërshtimin e kësaj mase.

“Me një gjobë arbitrare dhe tërësisht politike, 5 milion lekë, Qeveria ka ndëshkuar pa të drejtë inxhinierin e shquar në pension, z.Abdulla Deliallisi, Kryetar i Shoqatës ?Durrësi Autokton?, për gjoja shkeljen e masave antiCOVID, në ceremoninë e organizuar pasditen e djeshme në Pallatin e Kulturës së Durrësit, me rastin e vlerësimit nga Presidenti i Republikës me Dekoratën e lartë ?Nderi i Kombit? të arkeologut të mirënjohur, Profesor Vangjel Toçi (pas vdekjes). Lidhur me këtë gjobë të pastër politike, e prita sot në takim z.Deliallisi për t?u njohur prej tij me rrethanat e këtij veprimi skandaloz dhe të papranueshëm të Qeverisë.

Më informoi se ky aktivitet simbolik, me pjesëmarrje tepër të kufizuar, i zhvilluar edhe me rastin e 30-vjetorit të Shoqatës ?Durrësi Autokton? dhe që kulmoi me ceremonialin zyrtar shtetëror të dekorimit nga Presidenti i Republikës të Profesor Vangjel Toçit, është kryer me dakordësinë e Bashkisë Durrës, që kishte vendosur në dispozicion Pallatin e Kulturës për zhvillimin e këtij aktiviteti.
E gjithë ceremonia është organizuar duke respektuar masat e nevojshme, ku të gjithë të ftuarit, sipas ligjit, kanë qenë të pajisur me maska dhe kanë ruajtur distancat fizike.Të ndëshkosh me gjobë 5 milionë lekë inxhinierin e shquar në pension z.Abdulla Deliallisi është njësoj si të kesh ndëshkuar të gjithë ata, që mbrojnë kauzën e drejtë të trashëgimisë sonë kulturore, arkeologjike e kombëtare, si dhe traditat më të mira të qytetarisë durrsake.

E garantova inxhinierin e shquar në pension, z.Deliallisi, se Institucioni i Presidentit të Republikës do të jetë në mbështetje të plotë të tij dhe të shoqatës ?Durrësi Autokton?, në të gjitha procedurat ligjore për kundërshtimin e kësaj mase dhe vënien para përgjegjësisë të të gjithë atyre, që funksionin shtetëror e përdorin për qëllime të ulta politike, shantazh dhe presion ndaj qytetarisë durrsake”, thotë Meta./CNA.al





09:56 Politikë

Kushëriri i Lulit!

Një familjar i Lulzim Bashës, i quajtur Altin Basha dje kish...

Lajmet e fundit nga