web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Klubi i njohur europian i bën ofertë lojtarit të Kukësit

11 Shkurt 2021, 12:52, Sport CNA

Klubi i Kukësit mund të humbasë në verë shërbimet e një prej lojtarëve më cilësorë që ka në përbërje, pasi për transferimin e tij po interesohet klubi i Karabakut në Azerbajxhan.

Besir Demiri, ndër të paktët futbollistë që ka bindur me paraqitjet e tij në këtë sezon, ka përfunduar në orbitën e klubit të njohur azer dhe nuk është aspak çudi që në verë, rrugët e tij me të Kukësit të ndahen.

Demiri firmosi në shtator një kontratë dyvjeçare me Kukësin, duke regjistruar eksperiencën e parë në kampionatin tonë pasi kishte qenë më parë pjesë e Shkëndijës, Vardarit, Mariupolit dhe Zhilinës.

Lojtari i cili luan kryesisht në të majtën e prapavijës, është adaptuar nga verilindorët edhe në mesfushë dhe deri tani ka dhënë paraqitje mëse bindëse.

Duket se këto paraqitje kanë tërhequr vëmendjen e Karabak pasi VIP Sport mëson se klubi azer ka nisur kontaktet me me lojtarin për të mundësuar transferimin e tij.

Kuptohet që bëhet fjalë për verën e vitit 2021, pasi merkato është e mbyllur për momentin në Azerbajxhan. Një opsion që sigurisht do të kënaqte lojtarin,

pasi bëhet fjalë për një skuadër që tashmë po luan në nivelet më të larta në Europë dhe po paraqitet në fazën në grupe të turneve ndërkombëtarë.

Njëkohësisht, një lëvizje e tillë mund të sjellë edhe të ardhura të rëndësishme në klubin e Kukësit, i cili ka një marrëveshje me futbollistin e cila zgjat deri në verën e vitit 2022.





Lajmet e fundit nga