web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

I skadon kontrata në qershor, Ibrahimoviç vendos për të ardhmen e tij

9 Shkurt 2021, 11:37, Sport CNA

Edhe një vit edhe më pas do të shihet. Zlatan Ibrahimoviç i ka idetë e qarta kur flitet për të ardhmen e tij. Gjiganti suedez ka vendosur të rinovojë me Milanin dhe ka një objektiv të qartë në mendjen e tij, të luajë akoma në Champions dhe t?i demonstrojë të gjithëve që është një kampion edhe pse do të jetë në moshën 41-vjeçare.

Ky është impresioni që ka Ibra dhe dëshiron të ketë një tratativë më shumë me drejtuesit kuqezi që të vijojë të paktën për një sezon pasi kontrata e tij i skadon në qershor.

Problemi i pagës, duket se është dytësor, ose të paktën më pak vendimtar sesa dëshira për të përfunduar karrierën e tij me kuqezinjtë, duke shkelur fazën më të rëndësishme.

Ibra e di shumë mirë që në moshën e tij dhe në një periudhë dramatike ekonomike për shkak të një pandemie si koronavirusi, ai nuk do të jetë në gjendje të kërkojë nga Milani të pamundurën.





Lajmet e fundit nga