web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

E bujshme/ Igli Taren e duan në Gjermani

8 Shkurt 2021, 13:41, Sport CNA

?Sirena? gjermane për drejtorin sportiv të Lacios, Igli Tare. Sipas asaj që raporton ?TuttoMercatoWeb?, drejtuesi i skuadrës kryeqytetase është shënjestruar nga skuadra e Bundesligës, Lajpcig.

Tare është një profil shumë i vlerësuar nga drejtuesit më të lartë të klubit gjerman. Puna e kryer në Itali me Lacion për ish-lojtarin e Kombëtares shqiptare nuk ka kaluar pa u vërejtur.

Emri i drejtuesit shqiptar është rrethuar me të kuqe për drejtuesit më të lartë të Lajpcigut, të cilët ende nuk ka patur ndonjë kontakt, por është një skenar i mundshëm për t´u konkretizuar në muajt e ardhshëm.

Shoqëria gjermane po kërkon një figurë të fortë në funksion të sezonit të ardhshëm. Dhe Igli Tare mund të bëhet më shumë se një ide.





Lajmet e fundit nga