web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

VIDEO/ Ndizet derbi i Madoninës, Interi provokon Milanin në rrjetet sociale

8 Shkurt 2021, 11:37, Sport CNA

Mbrëmjen e djeshme është zhvilluar finalja e madhe e Super Bowl në Amerikë, mes Kansas City dhe Tampa Bay Buccaneers, ku fituesit u shpallën këta të fundit. Përpos emocioneve të mëdha që kjo sfidë e futbollit amerikan ofron, ra në sy një postim në faqen zyrtare të Interit në ?Twitter?.

?Milje apo metra, futboll apo futboll amerikan, goditje apo gola, Derby apo Super Bowl ajo që ka vlerë në fund është ajo që bën me këmbët e tua. Suksese Kansas City dhe Tampa Bay Buccaneers dhe sigurohuni që ta shijoni?, shkruhej krahas videos përpara finales së madhe.

 

 

Në videon e postuar ishte zgjedhur pikërisht goli i Christian Eriksen në çerekfinalen e Kupës së Italisë përballë Milanit. Videoja ishte përshtatur me imazhin e fushës së futbollit amerikan, por mund të jetë dhe një provokim ndaj kuqezinjve dy javë para derbit të radhës në kampionat.





Lajmet e fundit nga