web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Diferenca +6 nga Partizani, sponsori Xhaferi del hapur: Vllaznia për titull

7 Shkurt 2021, 19:40, Sport CNA

Alban Xhaferi nuk fshihet më. Titulli kampion është një objektiv për Vllazninë, edhe pse javën e fundit shkodranët u mposhtën nga Laçi dhe tani Partizani ndjekës ka vetëm gjashtë pikë më pak. Sponsori i kuqebluve, përmes një postimi në rrjetet sociale, haptazi e thotë që po punojnë për të ngritur trofeun që në Shkodër mungon nga viti 2001.

Nëse deri më tani flitej për ndeshje radhe dhe për kupat e Europës si objektiv minimal, Xhaferi ka menduar të ?pompojë? disi ambientin në Shkodër dhe ta karikojë skuadrën. ?Jemi për titull?, është mesazhi, në një moment që futbollistë e Vllaznisë me të vërtetë kanë nevojë për mbështetje.

?E filluam këtë sfidë me një objektiv madhor për ta kthyer Vllazninë në majat e futbollit Shqiptare dhe  e mbyllim fazën e dytë me 5 fitore, 3 barazime dhe vetëm një humbje. Kryesojmë me meritë me një diferencë prej 6 pikësh.

Kemi ardhur në gjysmën e rrugës dhe jemi besimplotë se me ndihmën e Zotit, duke punuar fort dhe me përkushtim, jemi të gjithë bashkë të përqendruar në maksimum për t?i dhuruar Shkodrës atë që i mungon prej 20 vitesh: titullin Kampion?, shkruan Xhaferi.





Lajmet e fundit nga