web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Kategoria e Dytë/ Labëria i merr pikë Maliqit, ja të gjitha ndeshjet

7 Shkurt 2021, 14:43, Sport CNA

U luajtën ditën e sotme 5 sfidat e vlefshme për Grupin B të Kategorisë së Dytë, ku nuk munguan surprizat. Padyshim që vëmendja ishte te supersfida mes Maliqit dhe Labërisë që u zhvillua në qytetin e Korccës, e cila përfundoi në barazim pa gola.

Portieri i Labërisë, Argent Halilaj, duket se i ka vënë ?kyçin? portës, teksa në 8 ndeshjet e zhvilluara në këtë kampionat nuk ka pësuar ende asnjë gol, teksa golavarazhi i skuadrës nga qyteti i Vlorës është (14-0). Një rezultat ky që i shkon për shtat skuadrës së Labërisë, përballë një rivali direkt si Maliqi.

Në sfidat e tjera, spikasin fitoret e Butrintit, Naftëtarit dhe Këlcyrës në transfertë, Sfida tjetër ajo mes Tepelenës dhe Albetrolit u mbyll në barazim 0-0.

REZULTATET: 

DELVINA-KËLCYRA 0-1

Xhakollari 28? 

TEPELENA-ALBPETROLI 0-0

MALIQI-LABËRIA 0-0

GRAMOZI-BUTRINTI 0-2

Gurma 5? , Llojaj 90+2

SKRAPARI-NAFTËTARI 1-4

Myftari 73? / Bufasi 15? , Karakashi 26? , Koroveshi 53? , Saraçi 65? 

PËRMETI PUSHIM

 





Lajmet e fundit nga