web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

VIDEO/ Evertoni shokon United, i merr pikë në “frymën e fundit” me Calvert-Lewin

6 Shkurt 2021, 22:09, Sport CNA

Manchester United është befasuar në ?frymën e fundit? nga Evertoni. Djajtë e Kuq nuk shkuan më shumë se një barazim 3-3, teksa emocionet do të ishin të mëdha në këtë duel spektakolar. Edinson Cavani zhbllokoi sfidën në minutën e 24-t pas një asisti të Rashford, ndërkohë që Bruno Fernandes do të dyfishonte ën fundin e pjesës së parë.

Fillimi i pjesës së dytë do të ishte një makth i vërtet për United që do të pësonte dy gola për 3 minuta. Doucoure dhe James Rodriguez dërguan topin në rrjetë. Gjithsesi United do të rikthehej sërish në avantazh me Mctominay në minutën e 70-të.

Kur u duk se fitorja ishte e arritur, në aksionin e fundit, Calvert-Lewin me një lëvizje të bukur në zonë arrin që të besojë De Gea-n. Pas këtij barazimi diferenca me City-in e vendit të parë shkon në 2 pikë, por ekipi i Guardiolës ka dhe dy sfida për të rikuperuar.





Lajmet e fundit nga