web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

E zbulon Arteta: Granit Xhaka kishte frikë nga tifozët kur…

6 Shkurt 2021, 12:06, Sport CNA

Granit Xhaka u tremb nga një tjetër valë sulmi të tifozëve të Arsenalit pas kartonit të kuq që mori në ndeshjen me Bërnlejn në dhjetor. Ish-kapiteni, pas një incidenti të tillë të ngjashëm, humbi shiritin e kapitenit në vitin 2019

Ai u vërshëllye nga tifozët gjatë zëvendësimit në derbin me Palasin dhe përpara sfidës së sotme me Aston Vilën, trajneri Mikel Arteta tha: ?Ai ka pasur dy episode të rëndësishme. Ti mund të kalosh njërin prej tyre, por mendoj se hera e dytë është shokuese dhe ai tha: ?Nuk dua ta përjetoj për herë të dytë?. Por, ne prandaj jemi këtu, për të mbështetur lojtarët tanë. Klubi ishte fantastik, duke i dhënë të gjithë mbështetjen.

Ne përpiqemi të bëjmë të njëjtën gjë, shokët e skuadrës gjithashtu dhe ai ia doli ta linte pas atë incident. Tani ai po lavdërohet shumë për mënyrën se si po luan dhe kjo, falë karakterit të tij. Kjo tregon se sa shumë ai dëshiron që të jetë i suksesshëm në klub?





Lajmet e fundit nga