web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Anulohen papritur të gjitha ndeshjet e kampionatit të njohur europian

7 Shkurt 2021, 09:13, Sport CNA

Janë gjitha ndeshjet e ditën së sotme në elitën e futbollit holandez, Eredivize. Federata ka vendosur që të gjitha ndeshjet e planifikuara për t?u zhvilluar ditën e sotme, të anulohen dhe të zhvillohen njëherë tjetër.

Shkak për këtë është bërë një stuhi dëbore, e cila është parashikuar të godasë Holandën ditën e sotme. Në mënyrë që të mos rrezikonin, drejtuesit e Federatës kanë marrë vendimin që të gjitha ndeshjet e ditës së sotme të anulohen.

Në ditët e ardhshme do të ketë edhe një datë se kur do të zhvillohen ndeshjet, por e sigurt është që nuk do të luhen sot. Sot ishin planifikuar të zhvilloheshin 4 ndeshjes: Ajaks-Utreht, Gronongen-Fejenord, Villhem ||-Den Hag dhe Venlo-Sparta Roterdam.





Lajmet e fundit nga