web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ndarja nga jeta e Kërçiç, ragimi prekës i klubit të Skënderbeut

7 Shkurt 2021, 09:34, Sport CNA

Legjenda korçare, Milutin Kërçiç është ndarë nga jeta në moshën 63-vjeçare, pak pas orës 23.00 të ditës së shtunë (6 shkurt 2021). Lajmi është konfirmuar nga burime familjare për CNA.al.

Mili siç e thërrisnin të gjithë në qytetin e Korçës, vuante prej disa kohësh nga një sëmundje e rëndë, teksa nuk arriti të fitonte dot betejën e mundimshme, pavarësisht përpjekjeve të shumta dhe zemra e tij pushoi së rrahuri.

Për humbjen e tij ka reaguar edhe klubi i Skënderbeut:

Është ndarë nga jeta në moshën 63-vjeçare, Milutin Kërçiç, ikona dhe legjenda e klubit. Klubi i Futbollit ?Skënderbeu? shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve për ndarjen nga jeta të njeriut të tyre të dashur. Një humbje e madhe për komunitetin sportdashës dhe për të gjithë ata që u rriten dhe përjetuan Futbollin magjik nga këmbët e Milit. U prehsh në paqe kampion!





Lajmet e fundit nga