web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Agjenti i Hysajt: Çështja me Napolin është mbyllur, ja ku do luajë sezonin e ardhshëm

8 Shkurt 2021, 13:23, Sport CNA

Agjenti i Elseid Hysaj, Mario Xhufredi gjatë një interviste në mikrofonat e ?Radio Punto Nuovo? del hapur për të ardhmen e mbrojtësit të Kombëtares shqiptare duke deklaruar se çështja ka përfunduar dhe do të kërkojnë një aventurë të re:

?Çdo kush përballet me problemet e tij kontraktuale në mënyra të ndryshme. Hysaj është një djalosh me personalitet të madh dhe është i qetë edhe pse është në skadencë kontrate.

Rinovimi? Çështja është mbyllur. Ne jemi të vetëdijshëm që do të jemi diku tjetër sezonin e ardhshëm, çështja e Napolit është të shikojë drejtime të tjera. Jemi duke folur me klube të tjera, siç është e drejta për tu bërë dhe Hysaj të bëjë detyrën e tij deri në qershor.

Edhe lojtarët e tjerë duan një rritje të ndjeshme të pagës, por faktori që nuk i njeh cilësitë e të tjerëve e bën Hysajn kompetitiv. Është një vit i vështirë, të gjithë ne së bashku me Napolin duhet të jemi pozitiv.?





Lajmet e fundit nga