web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Rryshfeti në spitalet Covid/ Anila Hoxha: Prokuroria hetime edhe për persona të tjerë

8 Shkurt 2021, 21:34, Aktualitet CNA

Gazetarja e kronikës Anila Hoxha, ka treguar mbrëmjen e sotme se si funksiononte skema e zhvatjes së pacientëve të shtruar në spitalet Covid nga infermieret edhe sanitaret.

Hoxha tha në emisionin “Open” se hetimet kanë filluar pas rastit të Tire Alldervishit, ndërsa deklaroi se prokuroria ka paralajmëruar hetime edhe ndaj shtetasve të tjerë.

?Skema është zbuluar pas faktit të bërë publik në një emision investigativ dhe bisedat në telefon dhe kështu kanë shkuar tek infermieret dhe sanitarët. Prokuroria paralajmëron edhe hetime ndaj shtetasve të tjerë. Në celularin e Tire Alldervishit shihen porosi që lë tek infermierët dhe sanitarët e tjerë dhe kanë zbuluar emrat që përmenden në këto biseda janë pacientë të shtruar për një periudhë kohe të caktuar. Në një bisedë, Tire Alldërvishi e ka me një person që e ka quajtur Sheqere kati i tretë.

Bisedat vazhdojnë dhe me një infermiere të dytë që lë porosi, duke ndërruar turnet secila linte porosi dhe në një moment thonë ?S?ka gjë se i ndajmë të gjitha?, mes Mirës, e cila është arrestuar dhe Tire Alldervishi?, u shpreh ajo./ CNA.al





Lajmet e fundit nga