Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Zgjedhjet parlamentare të 25 prillit pritet të jenë një sfidë për partitë politike, por veçanërisht për opozitën.
Pas djegies së mandateve parlamentare në 19 shkurt 2019, PD-LSI i falën PS të gjitha bashkitë e vendit, duke bojkotuar edhe zgjedhjet vendore të 30 qershorit 2019.
Në atë kohë, shumë komponentë të Partisë Demokratike premtonin se nuk do të lejonin mbajtjen e zgjedhjeve vendore dhe se bojkotimi i tyre do të sillte rrëzimin nga pushteti të Ramës, duke pretenduar që të shkohej në dy palë zgjedhje, vendore dhe parlamentare të parakohshme.
Në fushëbetejën e opozitës zbriti edhe Ilir Meta, i cili i zhveshur nga kostumi i presidentit, nxorri dekret për ç?dekretim të datës së zgjedhjeve, duke mos i njohur ato të 30 qershorit. Madje, prej gati dy vitesh disa bashki janë pa kryetar, pasi Meta nuk po dekreton një datë të re për mbajtjen e zgjedhjeve të pjesshme.
Në zgjedhjet parlamentare të 2017, Rama u kërkoi qytetarëve të marrë tepsinë dhe timonin vetë dhe ia arritt.
PS formoi e vetme qeveri duke marrë 74 mandate, duke e lënë LSI në opozitë. Në atë kohë, PD-LSI kishin një mbështetje të madhe në disa qytete.
Gati katër vite më pas, PD dhe LSI janë në një sfidë me veten e tyre. Le t?i analizojmë qarqet me rradhë.
Në vitin 2017, në qarkun e Beratit PS mori 4 mandate, LSI 2 mandate dhe PD vetëm 1 mandat. PD-LSI deri tani nuk kanë nënshkruar koalicion së bashku, ku PD do të jetë vetëm me aleatët e djathtë. LSI në këtë qark ka pasur si drejtues Nasip Naçon, krahu i djathtë i Metës, i cili kishte një mbështetje të madhe dhe falë tij u siguruan 2 mandate parlamentare. Ndërkohë që pak kohë më parë Naço kaloi me PS, çka i solli një tronditje partisë së presidentit Meta.
Por edhe nëse LSI dhe PD do të formojnë koalicion, sërish PS dominon në këtë qark.
Në qarkun e Dibrës, në zgjedhjet parlamentare të 2017 surprizë ishte fitimi i një mandati nga ana e PDIU-së së Shpëtim Idrizit. Ndërkohë që të njëjtin munër mandati mori edhe LSI. Ndërsa PS dhe PD, si dy parti të mëdha morrën nga dy mandate secila. Nëse i llogarisim bashkimin e forcave opozitare së bashku, PS del humbëse në këtë qark. Por a do të ketë opozita të njëjtën mbështetje në këto zgjedhje, kur nuk ka asnjë përfaqësim në pushtetin vendor?
Shumë persona të cilët kanë pasur bindje të djathta, janë kthyer me PS për arsye nga më të ndryshme dhe për faktin se u braktisën nga ana e atyre që iu besuan votën.
Qarku i Durrësit njihet si një bastion i së majtës, gjatë çdo procesi zgjedhor. Në zgjedhjet parlamentare të 2017, PS ka dominuar bindshëm kundrejt PD-LSI.
Në këtë qark, PS arriti të sigurojë 8 mandate parlamentare, kundrejt 4 që mori PD dhe 2 LSI. Por si parashikohet të jetë rezultati në këto zgjedhje?
PD ka vendosur si drejtues qarku Edi Palokën, një figurë e provuar në këtë qark dhe e dëshmuar që nuk ka mundur të arrijë dot të dominojë mbi PS. Kjo do të thotë që me shumë gjasa edhe në këto zgjedhje, Durrësi do të drejtohet nga socialistët.
Qarku i Elbasanit historikisht ka qenë një bastion i së majtës. Në zgjedhjet parlamentare të 2017, PS ka arritur të sigurojë 7 mandate parlamentare, kundrejt 3 mandateve të PD, 2 LSI dhe 2 PDIU.
Nëse bëjmë një përllogaritje të thjeshtë në bazë të rezultateve të 2017, del që partitë opozitare dhe PS dalin me të njëjtin munër mandatësh.
Por sa do të arrijë opozita të mbajë të njëjtin rezultat? PD ka deleguar në Elbasan si drejtues qarku sekretarin e përgjithshëm Gazmend Bardhin, i cili do të ketë përball Taulant Ballën që ka një mbështetje masive në këtë qarke dhe kryetaren e LSI Monika Kryemadhi. Ndryshe nga zgjedhjet e kaluara, këtë vit në Elbasan do të kandidojë edhe deputetja Rudina Hajdari nga Nisma Thurrje. Kjo e fundit nga takimet e zhvilluata në këtë qark ka pasur një përkrahje nga banorët e zonës.
Por kush është kategoria që mbështet Hajdarin? Taulant Balla është provuar që del gjithmonë fitimtar në këtë qark, ndërkohë që dështim pritet të ketë PD me emrin që ka zgjedhur. Gaz Bardhi, një emër i ri, i paprovuar dhe i ? pa zhvilluar? nuk pritet të sjellë ndonjë sukses të madh në këtë qark.
Ndërkohë që LSI pritet të shihet nëse do t?i sigurojë dot 2 mandate këtë vit apo do të pësojë rënie, ndërsa PDIU ka elektoratin e vet dhe thuajse i kanë të sigurta mandatet që kanë marrë para katër viteve.
Qarku i Fierit është një tjetër bastion i së majtës, ku në çdo proces zgjedhor ka arritur të sigurojë fitore.
Në zgjedhjet e vitit 2017, PS ka arritur të sigurojë 10 mandate parlamentare, kundrejt 4 që mori PD dhe 2 LSI. Edhe në këtë qark PD pritet të dështojë bindshëm. Gramoz Ruçi është zgjedhur sërish nga socialistët si drejtues qarku kundrejt Enkelejd Alibeaj nga selia blu. Sërish Basha nuk ka ditur të lëvizë ?gurin e duhur?. Me emra të ricikluar dhe të provuar, demokratët do e kenë shumë të vështirë të dominojnë në Fier dhe të mposhtin Ruçin.
Qarku i Gjirokastrës sërish mund të cilësohet si humbës nga ana e demokratëve. Tritan Shehu, një figurë e njohur dhe e provuar do të përballet me Blendi Çuçin. Ky i fundit ka provuar se ka një mbështetje të madhe në këtë qark, ku në 2017 arriti të siguronte 3 mandate parlamentare kundrejt 1 mandat nga PD dhe një nga LSI.
Qarku i Korçës është një tjetër qarku ku e majta dominon bindshëm, pas çdo procesi zgjedhor.
Në zgjedhjet parlamentare të 2017-ës, PS arriti të siguronte 6 mandate, kundrejt 4 që mori PD dhe vetëm 1 LSI. Edhe në këtë qark, nëse bëjmë një llogaritje të thjeshtë, nëse PD-LSI do jenë se bashku, sërish PS do të dominojë.
Në këto zgjedhje, në këtë qark do të ketë edhe dy kandidatë surprizë, që do të jenë Klajdi Pllaha nga Nisma Thurje dhe Jona Zhuli Mema nga LRE. Në këto zgjedhje, pritet të shihet se sa do të mund Edmond Spaho të dominojë mbi Niko Peleshin.
Ky qark si bastion i së majtës, do të jetë një tjetër disfatë që do të marr PD, ndonëse Spaho gjatë takimeve me banorët e zonës është zotuar se do ta përmbys rezultatin e katër viteve më parë. Por a do t?i besojnë korçarët votën një njeriu që është provuar dhe që nuk ka pasur ndonjë produktivitet? Kjo pritet të shihet pas 25 prillit, kur të shpallen rezultatet përfundimtare.
Qarku i Kukësit historikisht njihet si bastion i së djathtës, ku në zgjedhjet e 2017 arriti të merrte 2 mandate parlamentare, kundrejt 1 që arriti të fitonte PS. Por edhe këtë qark, Luli ia fali në tryezë PS.
Socialistët nuk arritën asnjëherë të dilnin fitues në Kukës, as në zgjedhjet vendore dhe as në ato parlamentare, por bojkoti i zgjedhjeve të 30 qershorit bëri PS të dominojë dhe të kthej pas vetes pjesën më të madhe të qytetarëve, përfshirë këtu ata që janë pjesë e administratave.
Prandaj, në këto zgjedhje, PD ndoshta mund të ketë një ulje të mandateve dhe kjo për shkak të tradhtisë që iu bën banorëve si në pushtetin qendror dhe në atë vendor.
Shkodra është një tjetër bastion i së djathtës. Në këtë qark kemi një shpërndarje të mandateve në zgjedhjet e 2017, ku dominon PD me 5, PS ka 4, LSI 1 dhe PSD e Tom Doshit, i cili ka dalë i pavarur ka arritr të sigurojë një mandat parlamentar.
Dekriminalizimi e dogji kandidatin e PS për Bashkinë Shkodër Valdrin Pjetri, duke mbetur ende në detyrë Voltana Ademi. Bashkia Shkodër mund të themi që është e vetmja që ka të njëjtën administratë dhe të pandryshuar edhe në bindjen politike dhe rrjedhimisht mund të themi që ky qark mund të jetë i vetmi që do i sjellë fitore PD.
Edhe në qarkun e Lezhës, PS pritet të dominojë bindshëm.
Nga zgjedhjet e 2017, PS dhe PD arritën të merrnin nga 3 mandate, ndërsa LSI vetëm 1 të tillë. Por edhe në këtë qark, falja e pushtetit vendor pritet që të jetë ndëshkues për demokratët.
Mark Marku, një njeri i provuar dhe pa asnjë rezultat do të jetë përball Lindita Nikollës. Gara mes tyre nuk pritet të jetë shumë e nxehtë, pasi si në çdo qark, edhe në Lezhë falja e pushteteve do të jetë një ndërshkim për PD.
Një tjetër qark, që është bastion i së majtës është edhe Vlora. Në këtë qark, përfaqësuesi i PS do të jetë Damian Gjiknuri përball përfaqësuesit të PD Bujar Leskaj. Ky i fundit, njihet për një mbështetje të gjerë në këtë qark dhe mund të themi që Vlora mund të ketë një betejë të ashpër. Nga zgjedhjet e 2017, PS arritit të siguronte 8 mandate, kundrejt 3 që mori PD dhe 1 LSI.
Ndërsa qarku i Tiranës, si qarku më i madh është beteja më e ashpër që palët mund të kenë. Në këto zgjedhje pritet që të ketë edhe një ndarje të mandateve, ndryshe nga rezultati i 2017.
Para katër viteve PS arriti të siguronte 18 mandate, PD 11, ndërsa LSI vetëm 5 të tilla. Por zgjedhjet e 25 prillit do të kenë një tjetër rrjedhë.
Jozefina Topalli dhe Astrit Patozi, dy nga ?xhaketat e vjetra? të PD kanë mbështetjen e shumë qytetarëve. Dalja e tyre në këto zgjedhje, pritet të jetë një tjetër disfatë për PD, pas asaj të 2017 kur Luli i nxorri nga partia.
Lëvizja për Ndryshim dhe Bindja Demokratike do të jenë dy parti që pritet të përmbysin rezultatin dhe PD të marrë më pak mandate.
Pra çfarë pritet sjellin zgjedhjet e 25 prillit dhe cili do të jetë rezultati?
Një gjë është e sigur, që Luli në tetë vite PD në opozitë arriti t?i falë Ramës edhe bastionet e djathta, duke i falur të gjitha bashkitë e vendit. Na ndajnë vetëm 2 muaj nga mbajtja e zgjedhjeve, dhe Basha nuk ka bërë asnjë gjë të vetme për të siguruar vota, por mjaftohet me disa prezantime programesh në TV dhe në internet, duke besuar se kjo është mënyra më e mirë për të rrëzuar Ramën.
Ndërkohë që në kampin tjetër, në selinë e PS situata është shumë ndryshe. Drejtues qarqesh, deputetë dhe kryebashkiak kanë zbritur në terren dhe kanë nisur bindshëm fushatën elektorale.
Por edhe në këto zgjedhje, Basha do të kënaqet duke mbajtur Ramën në pushtet dhe jo duke sjellë demokratët në qeveri.
Nga analiza e shifrave dhe ndarja e mandateve rezulton se zonat bastione të PS janë në jug dhe sjellin më shumë mandate. Zgjedhjet do sjellin fituesin nga aksi Elbasan, Durrës dhe Tiranë. Në Elbasan dominon PS, në Durrës PD tenton përmbysjen, pra në total janë 36 mandate për tu ndarë.
Në llogaritë, më optimiste PS del në çdo rast 2 deri në 4 mandate mbi PD-LSI. Këtu nuk përfshihen surprizat e mundshme nga partitë e reja opozitare të cilat dëmtojnë maksimalisht PD e Bashës./CNA.al
Analisti Ylli Dylgjeri ka reaguar pas intervistës së ish kry...
Ish kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas intervistës së ...
Gazetari Mentor Kikia ka komentuar intevistën e ish kryemini...
Koordinatori i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi thotë se k...
Partia Demokratike po prezanton ditën e sotme Programin për ...
Pas më shumë se 12 vitesh, dalja në një media publike Fatos ...
Sot janë regjistruar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve 12 ...
Ish kryeministri Sali Berisha ka ngritur alarmin teksa thotë...
Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, mirë...
Familja e Ramazan Lecit në Lundër, shumë pranë qytetit të Ti...
Ish-deputeti demokrat Florian Mima, ka folur për programin e...
I deleguari politik i Partisë Demokratike në qarkun e Berati...
Fevziu: Në intervistën me Kryeministrin më tha që me Nanon k...
“Natyrisht nuk jam i kënaqur me parlamentin sot”.Kështu dekl...
Sulmin në Shtator 1998, Fatos Nano e kujton si një barbari q...
‘Burgu nuk ka pasur vetëm pasoja negative por dhe positive.’...
Ish-kryeministri Fatos Nano gabimin më të madh të tij në pol...
Ish kryeministri Fatos Nano është pyetur dhe për arsyet e ve...
Ish kryeministri Fatos Nano u shpreh se politikani që ka mëk...
Ish-kryeministri Fatos Nano i ka shkëputur totalisht marrëdh...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...