web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Fajin e ka Saliu”/ Berisha i përgjigjet me video Nanos

5 Shkurt 2021, 11:39, Politikë CNA

Ish kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas intervistës së Fatos Nanos mbrëmjen e djeshme në ?Opinion?.

Berisha ka publikuar një video të Nanos ku deklaronte se Rama ka një problem moral, ndërsa tregonte se si e ka bërë pjesë të politikës.

?Edi Rama ka një problem moral, e kam marrë me thonj të paparerë si refugjat nga Parisi dhe e kam sjellë të bëjë pjesë në ekipet tona qeverisëse.
Unë mund të kem bërë shumë gjera, e nxorra nga bataku si refugjat dhe shitës ikonash të vjedhura në kohën e Saliut, në kyetar të Bashkisë më të madhë të Shqipërisë?, shprehej Nano kohë më parë.

Bashkëngjitur kësaj video, Berisha shkruan: Fajin e ka Saliu!

Kujtojmë se mbrëmjen e djeshme ish-kryeministri Fatos Nano, ngrit një akuzë të fortë ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha. Nano deklaroi se Berisha është marrë personalisht me burgosjen e tij. Ai tha në emisionin ?Opinion? se Berisha është future në politikë si mjek dhe një njeri human, por sipas tij, më pas u kthye në një kafshë politike.

Në reagimin e tij, Berisha duket se është marrë vetëm me pjesën e kryeministrit Edi Rama, të cilin Nano e vlerësoi si politikan./CNA.al





Lajmet e fundit nga