web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Studimi i Akademisë së Shkencave mbi pandeminë/ Gjinushi tregon kur do ketë dritë në fund të tunelit

5 Shkurt 2021, 15:11, Sociale CNA

Kreu i Akademisë së Shkencave Skënder Gjinushi ka bërë një përmbledhje të studimeve që janë kryer në Akademi sa i takon pandemisë që është shkaktuar nga Covid.

Nga studio e ?Top Talk?, Gjinushi u shpreh se gjysma e situattës së vështirë ka kaluar, duke theksuar se në muajin mars është parashikuar normalizimi i situatës.

Kreu i Akademisë gjithashtu theksoi se në sttudimet që janë kryer ka pasur bashkëpunim me Komisionin e Ekonomisë, ku shtoi se javën që vjen do të ketët edhe një konferencë të përbashkët me Kuvendin për pasojat ekonomike që ka lënë pandemia.

?Kemi bashkëpunuar me Komisionin e Ekonomisë, është bërë studimi me Anastas Angjelin. Javën që vjen ka një konferencë të përbashkët me Kuvendin, dhe kryesorja është ekonomia absolutisht.

Nga studiuesit tanë, fazën e parë e kanë parashikuar 1 me 1, dhe faza e dytë nuk ka sjellë pasoja kaq katastrofike sa në fillim. E kemi kaluar gjysmën e tunelit, po shohim dritë. Nga marsi fillon një ulje e ndjeshme e pandemisë?, tha Gjinushi./CNA.al





Lajmet e fundit nga