web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

E frikshme në Mirditë/ Shkëmbi shkëputet nga mali, bie pranë një banese, shpëton mrekullisht familja

4 Shkurt 2021, 19:35, Sociale CNA

Një masiv shkëmbor është shkëputur nga faqja e malit dhe ka rënë në oborrin e një banese në fshatin Katund i Vjetër në Mirditë.

Ngjarja ndodhi gjatë natës dhe fatmirësisht nuk pati të lënduar, pasi guri ndaloi pak centimetra para se të përplaset me murin e shtëpisë.

Në momentin e ngjarjes pjesëtarët e familjes Lesi kanë qenë në gjumë, por tronditja nga zhurma e shkaktuar nga shkëputja e gurit ka qene madhe.

Për largimin e shkëmbit nga rruga u angazhuan punëtore e mjete të Bashkisë Mirditë dhe pas disa orësh u bë e mundur hapja e këtij segmenti rrugor./CNA.al

 





Lajmet e fundit nga