web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Ju betohem ua hodha bisedën telefonike”/ Ish konkurrenti i Përputhen: I mbajtën me shantazh

2 Shkurt 2021, 13:08, Lifestyle CNA

Ish konkurrenti Erjon Geca ka bërë një deklaratë shumë të fortë kundër produksionit të emisionit Pëpruthen. Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Erjoni deklaron se produksioni ka qenë në dijeni që në fillim për lidhjen mes Teas dhe Beartit, por përmes kontratës dhe shantazhit ata janë detyruar të vazhdojnë me historinë e tyre të sajuar të dashurisë.

Erjon tregon se ai zotëron një bisedë telefonike mes një konkurrenti dhe produksionit, ku vihet në dijeni produksioni për gjithçka që po ndodhte jashtë studios dhe se produksioni është kujdesur që ato fotografi të mos publikoheshin.

?Mos thoni më se produksioni s?ka qenë në dijeni se ju betohem ua hodha bisedën telefonike, që produksioni u vu në dijeni dhe vazhduat t?i mbanit edhe pse e dinit të vërtetën që ishte jashtë studios. Ja ta them unë pse nuk i la të lidheshin bashkë. Donte t?i mbante peng deri në fund, për arsye audience, pasi pa se çiftin e donte publiku dhe po merrte shumë klikime emisioni.

Problemi i produksionit ishte t?i mbante këta me shantazh, me atë dreq kontrate, që të rrinin deri në fund, që të arrihej misioni fake, që ju detyruat të bëhej ashtu. Sepse me këtë çift të detyruar që bëtë, produksioni lëpinte buzët duke numëruar klikimet. TURP për këtë që po bëni, lërini të lirë të krijohen vetë çiftet e jo t?i detyroni ju për klikime.

Ekziston një bisedë telefonike mes një konkurrenti dhe produksionit, ku vihet në dijeni produksioni për gjithçka që po ndodhte jashtë studios duke vërtetuar me foto këto gjëra dhe produksioni lutet që të mos të dalin ato foto, sepse i interesonte t?i mbante në studio për efekt audience dhe jo t?i linte të lirë dhe thotë mos hidh gjë se deri në janar do i mbaj, pastaj do dalin çift.

Dhe këtë bisedë telefonike e posedoj unë, por duke qenë se është konkurrent më duhet të marr okay nga personazhi që ta hedh dhe besoj se jemi në rrugën e duhur, se s?dua të bëj pabesi ndaj tij, por nëse ndodh që mashtrimet vazhdojnë, atëherë do e nxjerr pa menduar fare më gjatë. DURIM dhe do dëgjoni të vërteta që vetë produksioni i pranon dhe i thotë?, shkruan ai në Instastory./ CNA.al





Lajmet e fundit nga