web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

U infektua me Covid-19/ Ndërron jetë babai i këngëtares Çiljeta Xhilaga

2 Shkurt 2021, 12:48, Lifestyle CNA

Babai i këngëtares Çiljeta Xhilaga, ka ndërruar jetë pas gjendjes së rënduar për shkak të Covid-19.

Pak ditë më parë këngëtarja nuk mori pjesë në emisionin Wake up, pasi i ati ishte përkeqësuar dhe kishte përfunduar në intubim.

?Këngëtarja Çiljeta Xhilaga, e cila sot do të ishte pjesë e ?Wake Up?, këtë mëngjes na ka lajmëruar nëpërmjet një mesazhi që ka të atin sëmurë, është për intubim. Të shkuara babait të Çiljetës. Në këtë formë na lajmëroi që nuk mund të jetë dot pjesë e diskutimit?, tha moderatori Isli Islami mëngjesin e programit.

Çiljeta ka vendosur dhe shiritin e zi në profilin e saj në rrjetet sociale./ CNA.al





Lajmet e fundit nga