web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Fansat ndëshkojnë Tean/ Brenda pak ditësh largohen mijëra ndjekës nga Instagrami i saj

2 Shkurt 2021, 13:42, Lifestyle CNA

Pas publikimit të fotove ku shfaqej duke u puthur me Beartin, fansat kanë ndëshkuar keq Tean duke mos e ndjekur më në rrjetet sociale.

Numri i ndjekësve ka rënë ndjeshëm dhe vijon të bjerë. Vetëm dy ditë më parë ajo numëronte rreth 531 mijë ndërsa këto numra kanë rënë ndjeshëm duke shkuar në 496 mijë ndjekës.

Një veprim tjetër i 21 vjeçares ka qenë bllokimi i komenteve në rrjetet sociale dhe së fundi ka kthyer llogarinë e saj në private.

E gjitha kjo sepse në adresë të saj kishte shumë komente ofenduese për mashtrimin  që i kishte bërë publikut duke u shtirur se ishte në një lidhje dashurie me Beartin./ CNA.al





Lajmet e fundit nga