web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Organizoi event në shkelje të rregullave anti Covid/ Ja çfarë vendimi është marrë për Ermal Mamaqin

1 Shkurt 2021, 14:21, Aktualitet CNA

Gjatë mbledhjes së Komitetit të Ekspertëve, Zv ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli ka zbuluar se aktori dhe moderatori Ermal Mamaqi është gjobitur nga Policia pas aktivitetit që zhvilloi pak ditë më parë në një kinema.

Rakacolli zbuloi se Ermal Mamaqi është gjobitur nga Policia pasi organizoi një trajnim ku tregonte se si të fitoheshin 50 mijë euro brenda një viti.

Në eventin e organizuar nga Mamaqi shihej pjesëmarrja e qindrave qytetarëve të cilët mësonin, festonin dhe kërcenin pa mbajtur maska mbrojtëse.

?Në dijeninë time për organizimin e atij grumbullimi është vendosr gjobë?, u shpreh shkurtimisht Rakacolli./CNA.al





Lajmet e fundit nga