web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

I bënë atentat kur po kthehej nga varrimi i së motrës/ 65 vjeçari i palgosur, babai i Ilir Likës

28 Janar 2021, 14:26, Kronika CNA

Detaje të reja kanë dalë nga atentati që iu bë pasditen e sotme Myslim Likës, 65 vjeç në Mamurras.

Mësohet se Lika ishte duke u kthyer nga varrimi i motrës së tij, 59-vjeçarja e cila i dha fund jetës mbrëmjen e 26-janarit në banesën e saj në Mamurras. Lika në atentatin e sotëm ka marrë tre plumba në trup, dy në krah dhe një në zemër dhe ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin e Traumës në Tiranë.

Gjithashtu mësohet se 65-vjeçari është babai i Ilir Likës, i cili është arrestuar si bashkëpunëtor i Eduart Lamajt në vrasjen e dy biznesmenëve Bujar Lika dhe Paulin Gjergji në maj 2020.

Biznesmenët Bujar Lika dhe Paulin Gjergji u ekzekutuan nga një grup prej katër personash në 30 maj të vitit të shkuar në barin e një hoteli në Laç./CNA.al





Lajmet e fundit nga