web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Halili njeri i mirë”, Andi Lila fajëson Deden për largimin: Nuk kam parë kurrë në jetë që…

26 Janar 2021, 11:54, Sport CNA

Andi Lila ka fajësuar Nevil Deden, për largimin nga drejtimi i Tiranës vetëm pak minuta para ndeshjes. I ftuar në procesin sportiv, ish-lojtari i Kombëtares dhe Tiranës, është shprehur se trajneri për ekipin është si kapiteni i anijes dhe nuk mund ta braktiste në atë mënyrë.

?Unë jam rritur te Tirana, e di psikologjinë e klubit, e njoh shumë mirë. Zoti Halili është njeri shumë i mirë, sportdashës dhe me ndjenja. Deklarata ishte emocionale, me atë që ndodhi. Gjatë karrierës, nuk kam parë që trajneri të ikë 15 minuta para ndeshjes. Nuk dua të mbaj anën e askujt, por nuk më ka pëlqyer mënyra se si iku trajneri para ndeshjes. Duhej të mbaronte ndeshja, e pasi të mbaronte në fund t?u jepte dorën të gjithëve dhe të largohej.

Kur një trajner pranon të firmosë, duhet të marrë parasysh e të shohë politikat e klubit. Nuk mbaj anën e askujt por trajnerin e shoh si kapiten anije. Mbaro ndeshjen dhe ik. Një largim një çerek ore para ndeshjes nuk e kam parë asnjëherë, mendoj për ata futbollistë që ishin sot që ngelën pa trajner?, tha Lila.

 

 

 





Lajmet e fundit nga