web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Mbledhja me drejtuesit e qarqeve/ Balla zbardh takimin, çfarë u diskutua

25 Janar 2021, 09:21, Politikë CNA

Sekretari i përgjithshëm i PS, Taulant Balla ka dhënë detaje lidhur me mbledhjen e sotme ku kryeministri Rama mblodhi të gjithë drejtuesit politik të qarqeve.

Balla bëri me dije se gjatë mbledhjes është bërë një raportim i 12 drejtuesve të qarqeve mbi detyrat specifike.

?Shtabi elektoral ka qenë në kontakt të vazhdueshëm për ecurinë e fushatës zgjedhore. Ka qenë një raportim i 12 drejtuesve të qarqeve mbi detyrat specifike. Ëshët e rëndësishme që zgjedhjet janë zgjedhje me standarde demokratike. Bien të gjithë dakord që PS ka filluar një proces shumë të paanshëm për vlerësimin dhe përcaktimin e kandidaturave. I kemi dhenë mundësinë shumë të rinjve të konkurojnë dhe tashmë kemi arritur në një grup përfaqësuesish shumë të mirë. Kjo cështje ka qenë një prej diskutimeve të sotme me gjithë drejtuesit e qarqeve?, u shpreh Balla./CNA.al





Lajmet e fundit nga