web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Politika e re amerikane/ Ngjela tregon se çfarë e pret Shqipërinë

25 Janar 2021, 07:36, Politikë CNA

Avokati Spartak Ngjela thotë se revoltat e mëdha anti-Putin në Rusi lidhen me rrëzimin e Donald Trump-it në Uashington, sepse sipas tij, psikologjia e intelektit të lartë rus e dinte që Trump, kishtë ardhur në pushtet nga shërbimi inteligjent rus.

Ngjela thekson se me influencën e Joe Biden-it, Perëndimi do të ndërmarrë hapat e veta për të rrëzuar Vladimirin e Dytë tiran të Rusisë, që i takon të jetë cari i fundit i saj. Ndërsa përsa i përket situatës në Shqipëri, avokati thotë se Shqipëria aktualisht është e pushtuar nga korrupsioni antihistorik kombëtar i pushtetarëve dhe ish-pushtetarëve.

Ngjela beson për fillimin e procesit ligjor antikorrupsion, i cili sipas tij, do të drejtohet me shumë forcë nga politika e re amerikane për rivlerësimin demokratik të Ballkanit Perëndimor.

?Në Rusi filluan revoltat e mëdha anti-Putin.
Shenjat janë se do të zmadhohen, sepse e tillë ka ardhur koha.
Gjithçka lidhet me rrëzimin e Donald Trump-it në Uashington, sepse psikologjia e intelektit të lartë rus e dinte që ish presidenti amerikan Donald Trump, kish ardhur në pushtet nga shërbimi inteligjent rus. Po presidenti Joe Biden, a do të influencojë për rrëzimin e carit të fundit rus Vladimir Putin? Analitika demokratike perëndimore mendon se Biden do të ndihmojë në këtë çështje. Dhe, me një gjykim normal politik, sigurisht që është e pranueshme se, me influencën e Joe Biden-it, Perëndimi do të ndërmarrë hapat e veta për të rrëzuar Vladimirin e Dytë tiran të Rusisë, që i takon të jetë cari i fundit i saj. Shenjat po janë të mira. Gjithçka po shkon drejt demokracisë dhe mendimit integral për drejtësi shoqërore.

Po Shqipëria ku ndodhet? Shqipëria, në fakt, aktualisht është e pushtuar nga korrupsioni antihistorik kombëtar i pushtetarëve dhe ish-pushtetarëve.
Por tani, në këtë kohë demokratike që vjen si forcë dhe si doktrinë e re nga Uashingtoni politik, këta uzurpues dhe përvetësues të vlerave materiale shqiptare, dhe që janë njëherësh edhe shitës të degraduar të interesit kombëtar, nuk kanë më asnjë shpresë.
Por, a do të dorëzohen? Nuk mendoj për një akt dorëzimi të tyre, por për fillimin e procesit ligjor antikorrupsion, i cili do të drejtohet me shumë forcë nga politika e re amerikane për rivlerësimin demokratik të Ballkanit Perëndimor?, shkruan Ngjela./CNA.al





Lajmet e fundit nga