Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Ish deputetja e PD, Grida Duma deklaroi se korrupsioni, babëzia për pasuri, pangopësia e ka shndërruar qeverinë e Edi Ramës dhe njeriun e tij Erion Veliaj, në një vegël absolute të mafias.
Sipas Dumës, përgjimet e publikuara mbrëmjen e djeshme konfirmojnë dhe dëshmojnë se Erion Veliaj dhe Edi Rama po e përdorin Tiranën si lavatriçe për paratë e pista, të mafias dhe krimit të organizuar, duke marrë 20 % të fitimit.
?Këto 8 vjet, të gjithë kemi provuar në një mënyrë apo në një tjetër se pushtetarët që kemi në krye, e shndërruan Shqipërinë në vendin e shkretuar e të varfëruar për shkak të qeverisjes më të keqe ndonjëherë të këtyre 30 vjetëve. Qeveria më e keqe në historinë e Shqipërisë është edhe më e korruptuara! Korrupsioni, babëzia për pasuri, pangopësia e ka shndërruar qeverinë e Edi Ramës dhe njeriun e tij Erion Veliaj, në një vegël absolute të mafias. Historia është përsëritur. Pas Saimir Tahirit, në rrjetën e Antimafias Italiane ka rënë Erion Veliaj. Përgjimet tronditëse të publikuara nga Ora Neës, konfirmojnë dhe dëshmojnë se Erion Veliaj dhe Edi Rama po e përdorin Tiranën si lavatriçe për paratë e pista, të mafias dhe krimit të organizuar, duke marrë 20 % të fitimit?, u shpreh Duma në një deklaratë për mediat.
Sipas saj, përgjimet konfirmojnë se në Tiranë me lejet e ndërtimit, me koncesionet dhe me tenderat publikë pastrohen para për mafian italiane.
?Këto ditë antimafia italiane shkatërroi një rrjet me 50 italianë dhe shqiptarë; mafiozë, biznesmenë, politikanë, që përbëjnë atë që njihet sot, edhe në Tiranë, si borgjezia mafioze. Në përgjimet e njeriut kyç të Ndraghetës, biznesmenit Gallo, i cili bën lidhjen mes biznesit, mafias dhe politikës, konfirmohet se pjesa që merr Erion Veliaj nga lejet e ndërtimit apo pushteti i Edi Ramës nga koncesionet dhe tenderat është 20%. Ajo që u zbulua nga Ora Neës është vetëm një episod më shumë në vargun e aferave të pambarim të korrupsionit të qeverisë Rama dhe kukullës kryesore të tij, Eion Veliaj. Të dashur qytetarë!
Sa herë të shikoni kullat në Tiranë, sa herë shikoni mbytjen me ndërtime, Tiranën e pabanueshme të uzurpuar, kujtoni Erion Veliajn dhe Edi Ramën. Si ortakë me mafian, kanë 20% të tyre. Ata marrin 20% të milionave, ndërsa qindra dhe mijëra qytetarë mezi ia dalin të shtyjnë muajin, qindra mijëra të tjerë janë të papunë dhe mijëra të rinj mendojnë vetëm se si të largohen nga Shqipëria. Të gjitha këto janë të dëshmuara në pergjimet e antimafias italiane.
Në këto përgjime dalin takimet e kryera të biznesmenëve ndërmjetës shqiptarë, mes Erion Veliajt dhe biznesmenit të Ndraghetës Gallo.
Janë bizneset e përbashkëta që miqtë e Veliajt dhe të Ramës kanë me bizneset e mafias italiane.
Janë bisedat mes tyre që tregojnë 20%-shin e Erion Veliajt për lejet e ndërtimit dhe 20 %-shin e qeverisë së Edi Ramës për tenderat dhe koncesionet.
SPAK duhet të bëjë detyrën! Shqiptarët kanë sakrifikuar jo pak dhe është investuar shumë edhe nga ndërkombëtarët që SPAK dhe drejtësia të veprojë ?, përfundoi Duma./CNA.al
Ish deputetja e PD, Jorida Tabaku ka publikuar një pas publi...
Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu ka zhvilluar nj...
Kreu i PD, Lulzim Basha ka kujtuar ish presidentin e Kosovës...
Disa përgjime të Antimafias Italiane të publikuara gjatë dit...
Gjetja e gjuhës së përbashkët mes kreut të Partisë Demokrati...
Policia italiane ka zhvilluar një megaoperacion dhe ka vënë ...
Teksa zgjedhjet parlamentare të 25 prillit po afrojnë, kryet...
Presidenti Ilir Meta ka dekoruar sot këngëtarin e njohur të ...
Gjykata e Lartë ka kaluar sot për gjykim dosjen e ish-minist...
Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma, ka publikua...
Pak muaj pas zgjedhjeve të përgjithshme të vitit 2017, kontr...
Pas caktimit si drejtues politik i PD-së në Dibër, Xhelal M...
Boiken Abazi dhe Iljaz Shehu për Lezhën janë për momentin ka...
Kryetari i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja, u shpreh i bin...
Pasi Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim ...
Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha pak ditë më parë i b...
Ish-deputeti i PD-së, Luçiano Boçi ka publikuar denoncimin e...
Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka publikuar një tje...
Ministria e Jashtme ruse ka reaguar pas dëbimit të diplomati...
Shkrihet dega e LSI në Gjeroven të Beratit.Mësohet se kryeta...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...