web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Vettingu në drejtësi/ KPK i “pret” kokën gjyqtarit të dosjes 339

18 Janar 2021, 09:13, Vetingu CNA

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra gjyqtarin e Gjykatës kundër Krimit dhe Korrupsionit të Organizuar Bib Ndreca, i cili ka qenë pjesë e gjykimit të dosjes së famshme 339.

Gjyqtari Bib Ndreca ka mbaruar Shkollën e Magjistraturës në vitin 2009 dhe është emëruar gjyqtar në Gjykatën e Tropojës. Në vitin 2013, Ndreca është emëruar kryetar i Gjykatës së Pukës, ndërsa në vitin 2015 është dekretuar si anëtar i Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda.

Seanca e parë ndaj Ndrecës u zhvillua më 26 shkurt 2020, por u ndërpre në pak minuta, pasi ai kërkoi rihapje të hetimit në dy kriteret e tjera.

Siç u mësua në atë seancë, trupa me Xhensila Pine kryesuese, Pamela Qirko relatore dhe Etleda Çiftja anëtare e kishte hetuar Ndrecën vetëm në kriterin e pasurisë. Pas pranimit të rihapjes së hetimit, KPK zhvilloi një seancë të dytë dëgjimore në 15 shtator 2020. KPK pati njoftuar se do të shpallte vendimin për Ndrecën në 18 shtator, por pas një denoncimi vendosi ta rihapte atë.

relatorja vuri në dukje se Ndrecës i ishte kaluar barrë prove mbi disa çështje që lidheshin me pasurinë. Një makinë e dhuruar nga vëllai me vlerë 12 mijë euro, ngriti sipas KPK-së dyshime, pasi Ndreca sapo kishte filluar punë. Po ashtu, KPK pretendoi se nga sistemi TIMS një person me të cilin ishte nënshkruar kontrata për një apartamenti me vlerë 40 mijë euro, nuk kishte qenë në Shqipëri ditën e nënshkrimit. Ndreca sipas relatores ishte po ashtu me balancë negative prej 5 mijë eurosh. Po ashtu, barrë prove iu vendos edhe në lidhje me pasurinë e vëllezërve që i kishin dhënë hua dhe dhurata.

Gjyqtari Bib Ndreca i kundërshtoi gjetjet e Komisionit. Ai pretendoi se mund të dëshmonte përmes kartelave mjekësore se personi me të cilin kishte nënshkruar kontratën, me profesion dentist, kishte qenë në Shqipëri ditën e nënshkrimit dhe kishte bërë edhe ndërhyrje kirurgjikale. Po ashtu, ai kundërshtoi balancën negative dhe solli dokumente mbi pasurinë e vëllezërve./CNA.al

https://www.cna.al/2019/08/27/nga-parate-e-marteses-tek-apartamenti-ne-tirane-si-ka-ndryshuar-ne-vite-pasuria-e-gjyqtarit-te-llalles/





Lajmet e fundit nga