Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...

Gjyqtarët e Krimeve të Rënda do të jenë pjesë Gjykatës së Posaçme Antikorrupsion. Për pasojë ata konsiderohen edhe si prioritet për Komisionin e Vettingut.
CNA.al ka kaluar dhe po kalon një për një në filtër të gjithë gjyqtarët e Krimeve të Rënda si në aspektin profesional ashtu edhe në atë pasuror, në mënyrë që qytetarët të dinë se kë po paguajnë me taksat e tyre dhe se kush e ka zhvatur drejtësinë dhe ka përfituar prej saj.
Sot, më shumë se kurrë është koha, për të nxjerrë jashtë gjykatave gjyqtarët e korruptuar, të inkriminiuar që e kanë mbajtur detyrën në sajë të lidhjeve me politikën.
Vettingu është një opsion që pastron gjykatat “nga mollët e kalbura”, por edhe mediat e kanë për detyrë të denoncojnë padrejtësitë dhe abuzimet që kanë ndodhur apo edhe ndodhin në gjykata.
Gjyqtari Bib Ndreca, është pjesë e Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda.
Ai ndryshe njihet dhe si gjyqtari i ish Prokurorit të Përgjithshëm Adriatik Llalla, pasi i ka rrëzuar kërkesat e tij.
Kujtojmë se ish-kryeprokurori Adriatik Llalla është në hetim nga Prokuroria e Krimeve të Rënda për tre akuza: pastrim parash, fshehje apo mosdeklarim të pasurive dhe mosdeklarim i parave në kufi.
Dosja e Llallës pritet të kalojë në SPAK, dhe nuk dihet nëse do të jetë gjyqtari Ndreca që do të firmos burgimin e Llallës.
Gjyqtari Ndreca ka shqyrtuar edhe dosje të tjera të bujshme siç është dosja që ka lidhje me operacionin “Volvo 4”, ku përfshihej grupi i Shijakut dhe dy ish-deputetët e Partisë Socialiste Arben Ndoka dhe Arben Çuko.
Ndërkohë, në media është raportuar se gjyqtari Ndreca dhe prokurorët e “Volvo 4”, janë kërcënuar, ndaj janë marrë në mbrojtje nga Policia.
Dy ish-deputetët e Partisë Socialiste u arrestuan më 21 tetor dhe më 25 tetor 2018. Arbena Ndoka ra në pranga, pasi nga përgjimet telefonike të Prokurorisë ai rezultonte i përfshirë në një skemë tjetërsimi pronash në zonën e Kunes dhe Rana e Hedhun në Shëngjin. Ndërsa Arben Çuko u vendos në pranga krejt rastësisht, teksa në hetim dhe përgjim ishin pjesëtarët e një grupi kriminal që merrej me trafik droge dhe vepra të ndryshme penale.
Një tjetër dosje e nxehtë që ka kaluar në duart e gjyqtarit Bib Ndreca, ka qenë rasti i terrorizmit, ku i arrestuar ishte Erzen Uka ish-komando.
Kujtojmë se Uka i cili ishte arrestuar për nxitje terroriste, gjatë seancës për tu njohur me masën e sigurisë, ka kërcënuar gjyqtarin Ndreca dhe prokurorin e çështjes.
“Sa të dal do të jepni llogari e nuk do kaloni kollaj”, ka thënë Uka, gjatë seancës.
Sa i përket pasurisë, të ardhurat e gjyqtarit Bib Ndreca janë modeste.
Ai ka deklaruar patundshmëri, si arë, tokë, truall që i ka në bashkëpronësi me familjarë të tjerë si dhe pagën e tij dhe të bashkëshortes.
Pas emërimit si gjyqtar, pasuria e patundshme që ka blerë është një apartament në Tiranë, me vlerë 40 000 euro në vitin 2012. Ai deklaron se 35 mijë euro ia ka marrë hua vëllait, ndërsa 5 000 euro i kishte kursime.
Ndërsa në vitin 2011, bashkëshortja e tij ka blerë një makinë me vlerë 2 800 euro. Gjyqtari deklaron se për blerjen e makinës 1000 euro ia ka dhuruar vëllai dhe 1800 euro nga kunati.
Tek të ardhurat ai ka deklaruar edhe paratë që i janë hedhur në dasëm, që shkojnë në shumën 500 000 lekë.
Më poshtë po sjellim pasurin e deklaruar nga gjyqtari Bib Ndreca.
Viti 2009 (Deklarata fillestare)
Arë me sip.1/3 3664 m2 në Fushë Mamurras, blerë me dt 2.3.2004, burimi i krijuar me paratë e emigracionit nga vëllezërit, gjatë 1993-1999. Vlera takuese në para 500 000 lekë.
Arë+truall+ndërtesë, sip 1/3 5600m2, nga kjo 3100 m2 truall, nga kjo 871 m2 ndërtesë në Fushë Mamurras. Vlera takuese në para 500 000 lekë.
Arë+truall+Mulli bloje, sip 1/3 e 8200 m2, nga kjo 1440m2 truall dhe 396 m2 ndërtesë, në Fushë Mamurras, Kurbin. Vlera takuese në para 400 000 lekë.
Ortak themelues i personit juridik “Ndreca”. Të ardhura, 150 000 lekë.
Autoveturë e dhuruar nga vëllai me vlerë 12 000 euro.
Të ardhura nga shitja e kuotave të ortakërisë “Ndreca”, në shumën 150 000 lekë.
Viti 2009 (Deklarata vjetore)
Të ardhura nga paga si gjyqtar në Tiranë, në shumën 800 679 lekë.
Viti 2010
Dhuratë nga martesa, në shumën 500 000 lekë.
Të ardhura nga paga si gjyqtar në Tiranë, në shumën 66 000 lekë.
Viti 2011
Arë me sip.1/3 3664 m2 në Fushë Mamurras, blerë me dt 2.3.2004, burimi i krijuar me paratë e emigracionit nga vëllezërit, gjatë 1993-1999. Vlera takuese në para 500 000 lekë.
Arë+truall+ndërtesë, sip 1/3 5600m2, nga kjo 3100 m2 truall, nga kjo 871 m2 ndërtesë në Fushë Mamurras. Vlera takuese në para 500 000 lekë.
Arë+truall+Mulli bloje, sip 1/3 e 8200 m2, nga kjo 1440m2 truall dhe 396 m2 ndërtesë, në Fushë Mamurras, Kurbin. Vlera takuese në para 400 000 lekë.
Të ardhura nga paga si gjyqtar në Tiranë, në shumën 77 700 lekë në muaj.
Pagesë në gatishmëri dhe dieta, në shumat nga 5000 deri në 10 000 lekë.
Deri në tetor të 2011 pagesa e qirasë për banim në shumën 18 000 lekë në muaj, prej nëntorit e në vazhdim 160 000 lekë në muaj.
Bashkëshortja ka blerë një makinë me vlerë 2 800 euro. Burimi i të ardhurave, 1000 euro dhuratë nga vëllai dhe 1800 euro nga kunati.
Viti 2012
Ka blerë, ap. me sip 84.6 m2, me vlerë 40 000 euro. Burimi: Shuma 35 000 euro hua nga vëllai, 5 000 euro kursime. Hua vëllait shumën 5 500 000 lekë, dhe shuma 3 700 000 do të shlyhej në momentin e dhënies së kredisë. Shuma prej 1 800 000 lekë, do të shlyhet në momentin e shitjes së automjetit. Ka marrë kredinë në shumën 3 700 000 lekë dhe është shlyer huaja e vëllait.
Të ardhura nga qiratë e pasurisë së patundshme në shumën 60 000 lekë.
Të ardhura nga paga si gjyqtar në Tiranë, në shumën 77 700 lekë.
Pagesë në gatishmëri dhe dieta, në shumat në shumat nga 5000 deri në 10 000 lekë.
Viti 2013
Të ardhura nga qiratë e pasurisë së patundshme në shumën 24 000 lekë.
Të ardhura nga paga si gjyqtar në Tiranë, në shumën 943 946 lekë në muaj.
Pagesë në gatishmëri dhe dieta, në shumat 90 500 lekë.
Kredi në shumën 3 700 000 lekë. Detyrimi i shlyer është 422 029 00 lekë, ndërsa pa shlyer shuma 3 593 223 84 lekë.
Hua, 1 800 000 lekë e pashlyer.
Tatim mbi të ardhurat e qirasë, pa paguar 200 000 lekë.
Viti 2014
Shitur automjeti, 1 200 000 lekë.
Të ardhura nga qiratë e pasurisë së patundshme në shumën 24 000 lekë.
Të ardhura nga paga si gjyqtar në Tiranë, në shumën 1 035 291 lekë.
Pagesa për gatishmëri, në shumën 296 285 lekë.
Dieta, në shumën 175 000 lekë.
Kredi në shumën 3 700 000 lekë. Detyrimi i shlyer është 368 697 00 lekë.
Nga huaja, 1 800 000 është shlyer 1 300 000 lekë.
Bashkëshortja, paga si mjeke, në shumën 306 821 lekë.
Viti 2015
Të ardhura nga paga si gjyqtar në Tiranë, në shumën 779 445 lekë.
Pagesa për gatishmëri dhe dieta 172 500 lekë.
Paga dhe shpërblim si gjyqtar tek Krimet e Rënda në shumën 514 362 lekë.
Paga e bashkëshortes si mjeke e përgjithshme dhe drejtoreshë e Qendrës Shëndetësore në Mamurras, në shumën 680 762 lekë.
Bashkëshortja, shpërblim në shumën, 57 800 lekë.
Kredi në shumën 3 700 000 lekë. Detyrimi i shlyer është 324 000 00 lekë.
Nga huaja, 1 800 000 ka mbetur pa u shlyer 300 000 lekë.
Viti 2016
Llogari rrjedhëse, në shumën 4379.25 lekë.
Llogari rrjedhëse, në shumën 10 689 00 lekë.
Llogari rrjedhëse e bashkëshortes, në shumën 317 05 lekë.
Llogari rrjedhëse e bashkëshortes, në shumën 3 105 42 lekë.
Paga si gjyqtar tek Krimet e Rënda në shumën 1 263 968 lekë.
Paga e bashkëshortes si mjeke e përgjithshme dhe drejtoreshë e Qendrës Shëndetësore në Mamurras, në shumën 648 174 lekë.
Bashkëshortja, shpërblim në shumën, 56 950 lekë.
Kredi në shumën 3 700 000 lekë. Detyrimi i shlyer është 304 492 00 lekë.
Nga huaja, 1 800 000 ka mbetur pa u shlyer 300 000 lekë.
Vit 2017
Llogari rrjedhëse, në shumën 732 37 lekë.
Llogari rrjedhëse, në shumën 45 300 lekë.
Llogari rrjedhëse e bashkëshortes, në shumën 1894. 93 lekë.
Llogari rrjedhëse e bashkëshortes, në shumën 485 42 lekë.
Ka bërë shkëmbi të pasurisë, me sip. 1830.6 m2 me tokë, arë në Fushë Mamurras, me sip 1221.3 m2. Diferenca prej 609.3 m2, ëhstë kompesuar me 300 000 lekë.
Bashkëshortja ka shitur automjetin Smart, 1 200 euro.
Blerë automjeti Audi A6, prodhim i vitit 2004, vlera 1 200 euro.
Paga si gjyqtar tek Krimet e Rënda në shumën 1 445 674 lekë.
Paga e bashkëshortes si mjeke e përgjithshme dhe drejtoreshë e Qendrës Shëndetësore në Mamurras, në shumën 776 302 lekë.
Bashkëshortja, shpërblim në shumën 51 810 lekë.
Shpërblime, sëmundje, marrë nga bashkëshortja në shumën 100 000 lekë.
Huaja, 1 800 000 është shlyer.
Kredi në shumën 3 700 000 lekë. Detyrimi i pashlyer është 3 176 510 19 lekë.
Hua nga të tretë në emër të bashkëshortes për arsye shëndetësore, në shumën 300 000 lekë.
Hua 2 000 000 për arsye shëndetësore. Është shlyer shuma 300 000 lekë.
Viti 2018
Llogari rrjedhëse, në shumën 16989 73 lekë.
Llogari rrjedhëse, në shumën 199 lekë.
Llogari rrjedhëse e bashkëshortes, në shumën 98 11 lekë.
Paga si gjyqtar tek Krimet e Rënda në shumën 1 474 736 lekë.
Paga e bashkëshortes si mjeke e përgjithshme dhe drejtoreshë e Qendrës Shëndetësore në Mamurras, në shumën 724 654 lekë.
Bashkëshortja, shpërblim në shumën 51 678 lekë.
Kontribut, për shëbime shëndetësore të bashkëshortes në shumën 50 000 lekë.
Kredi në shumën 3 700 000 lekë. Detyrimi i pashlyer është 2 919 699 01 lekë.
Hua nga të tretë në emër të bashkëshortes për arsye shëndetësore, në shumën 300 000 lekë, e pa shlyer.
Hua e pashlyer në shumën 1 700 000 lekë./CNA.al
Kreu i Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda, Sand...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, në fillim të këtij viti ...
Në muajin Korrik, Këshilli i Lartë i Prokurorisë, përzgjodhi...
Gjyqtarja e Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda,...
Vettingu ka ende shumë punë me sistemin e drejtësisë. Pjesa ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka vendosur sot shkarkimin nga ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka vendosur sot shkarkimin nga ...
Vettingu ka nxjerë jashtë sistemit të drejtësisë dhjetra gjy...
Gjykatat e Apelit do të mbetet pa gjyqtarë. Alarmi që është ...
Procesi i Vettingut pritet të rinisë në shtator. Shorti me e...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...