Bashkëshortin në listën e zezë ia mbrojti Llalla/ Zbardhet pasuria e gjyqtares Gentiana Muça
Procesi i Vettingut pritet të rinisë në shtator. Shorti me e...
Gjykatat e Apelit do të mbetet pa gjyqtarë. Alarmi që është dhënë më herët nga kreu i ILDKPKI, Shkëlqim Ganaj, po bëhet realitet.
Si gjyqtarët e Apelit që kanë dalë në Vetting si ata që s’kanë dalë rezultojnë super të pasur.
Të kenë vënë pasuri vetëm me pagat? Kjo duket e dyshimtë. Jo vetëm që kanë vënë pasuri të dyshimtë, por favore kanë pasur dhe familjarët e tyre që nga punësimi, shkollimi.
Gjyqtarja e Apelit, Flutura Skënderi në vitin 2003 deklaron një apartament dhe pasuri të patundshme trull të përfituar nga Komisioni i Kthimit të Pronave në vitin 1994.
Në vitin 2004 ajo deklaron se ka marrë 18 000 euro për masterin e vazjës, ndërkohë që të ardhura deklaron pagën e saj dhe të bashkëshortit.
Por, për dy vite ajo deklaron se e ka shlyer këtë kredi. Ndërsa një vit më vonë në vitin 2006, gjyqtarja ka shitur një apartament banimi në shumën 5 000 000 lekë, ka blerë veturë në vlerën me vlerë 8 000 euro dhe ka kursyer 4 200 000 lekë.
Por nuk saktëson, nëse ka apartament tjetër për të jetuar. E pastrehë, gjyqtarja Flutura Skënderi? Vështirë për t’u besuar. Suprizat për këtë gjyqtare pritet t’i zbulojë Vettingu.
CNA.al nuk shkon më tej, por vetëm deri tek zbardhja e pasurisë dhe fare mirë mund të shihet se çfarë ndodh me pasurinë e saj në vite.
Po përmendinm vitet ku ajo ka shtuar apo ka shitur pasurinë, pa hyrë në llogari, por disa detaje ngjallin dyshime se gjyqtarja ka gënjyer për pasurinë.
Në vitin 2007 në tokën në pronësi me sipërfaqë prej 225 m2, po bëhet një ndërtim dhe gjyqtarja ka përfituar një apartament. Nuk është ndalur këtu me apartamentet, në vitin 2009 ajo deklaron një kontratë sipërmarrje për një tjetër apartament me sipërfaqe 120 m2. Gjithashtu në emër të bashkëshortit deklaron dhe një biznes privat, palestër.
Pavarësisht të ardhurave që ka, gjyqtarja në vitin 2009 deklaron dhe një kredi në shumën 4 400 000 lekë.
Në vitin 2015 ajo deklaron shtesë të ardhurash që rrjedhin nga vendimi nr. 95 dt. 30.04.2015 i AKKP-së sipas të cilit është bërë kompensimi në të holla për 100 m2 tokë, vlera 5 712 600 lekë, pjesa takuese 1/4.
Në vitin 2016, deklaron se vajzën e ka rehatuar në Ambasadën e Mbretërisë së Bashkuar.
Më poshtë po sjellim të detajuar pasurinë e deklaruar nga gjyqtarja Flutura Skënderi.
Viti 2003
Apartamenti 1 plus 1, blerë me të ardhurat familjare, 14 000 lekë.
Tokë truall me sip. 180 m2, marrë më 1994 nga KKP-ja.
Pronare e një toke (nuk kuptohet çfarë ka shkruar në në deklaratë)
Bashkëshorti Dhimitraq Skënderi, pronar i 1/12 së një sip prej 3200 m2, marrë me vendim të KKP-së më 04.06.2003.
Bashkëshorti,, automjeti tip “Audi”, me vlerë 200 000 lekë.
Viti 2004
Të ardhura familjare cash, në shumën 200 000 lekë.
Kredi pagese për masterin e vajzës në shumën 18 000 euro , marrë më 19.08.2004.
Të ardhura nga paga, në shumën 1 050 000 lekë.
Të ardhurat e bashkëshortit në shumën 960 000 lekë.
Të ardhura plotësuese të bashkëshortit në shumën 840 000 lekë.
Viti 2005
Paga vjetore në shumën 1 080 000 lekë.
Të ardhura nga aktiviteti privat palestër në vlerën 1 200 000 lekë.
Bashkëshorti paga në vlerën 8 640 000 lekë.
Para Kesh (Cash) në vlerën 400 000 lekë.
Kredia për shkollimin e vazjës, 9 000 euro të papaguara.
Qiraja e palestrës paguar në shumën 480 000 lekë.
Viti 2006
Paga vjetore, në shumën 1 198 140 lekë.
Bashkëshorti paga në vlerën 912 000 lekë.
Vajza paga në vlerën 6 000 dollar./CNA.al
Procesi i Vettingut pritet të rinisë në shtator. Shorti me e...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...