Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Vettingu ka nxjerë jashtë sistemit të drejtësisë dhjetra gjyqtarë dhe prokurorë.
Pjesa më e madhe të përjashtuarve, kanë qenë disa nga emrat që lakoheshin nga qytetarët si të korruptuar dhe në fakt ashtu janë gjetur qoftë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, qoftë nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit pas ankimimit të Komisionerit Publik.
Dhe nga një vëzhgim që CNA.al ka bërë që nga fillimi i procesi të Vettingut dhe deri më tani, më problematikë shfaqen gjyqtarët.
Edhe sa i përket pasurisë, ata rezultojnë disa herë më të pasur se prokurorët.
Sot, CNA.al do të sjellë pasurinë e gjyqtares së Gjykatës Administrative të Shkallës së parë në Tiranë Enerjeta Shehaj.
Kjo e fundit i ka fillesat në sistemin e drejtësisë që nga vitit 2007, nëse llogarisim këtu edhe kohën kur ka qenë në Shkollën e Magjistraturës.
Edhe bashkëshorti i saj Erjon Shehu është prokuror. Deri në vitin 2012, bashkëshorti ka punuar si oficer i Policisë Gjyqësore dhe më pas është bërë prokuror, ku është emëruar në Lezhë.
Në vitin 2007 dhe 2008 bashkëshortët, deklarojnë vetëm të ardhurat nga pagat dhe shpërblimet.
Në vitin 2009 bashkëshorti ka porositur një shtëpi banimi me sipërfaqe 75 m2 me vlerë 48 000 Euro. Si burim financiar deklarojnë një kredi prej 4 000 000 lekësh dhe një hua marrë prej 2 500 000 lekë nga babai i tij.
Gjithashtu, bashkëshorti deklaron se ka 330 000 lekë të mbetura nga borxhi i marrë nga një person, për të likuiduar pjesën e pashlyer nga vlera totale prej 2400 euro të apartamentit.
Më vonë në vitin 2014, bashkëshorti i gjyqtares, tashmë prokuror ka revokuar kontratën e sipërmarrjes për apartament me sipërfaqe 75 m2 lidhur në 2009 dhe me po të njëjtën kontratë është bërë një premtim shitblerje i një apartamenti me sipërfaqe 84 m2 plus 10 m2 sipërfaqe e përbashkët. Vlera shtesë e revokimit dhe premtimit për shitblerje është 13 500 euro.
Me datë 29.10.2016, gjyqtarja dhe bashkëshorti kanë marrë në përdorim mjetin tip Benz, për të cilën thonë se është në pronësi të kunatit, ndërkaq bashkëshorti ka shpenzuar 300 000 lekë për blerjen e një automjeti tip Benz prodhim i 2005.
Ndërkohë që janë shtuar burimet e të ardhurave, pasi nuk janë më vetëm nga pagat, në vitin 2018, gjyqtarja e bashkëshorti sërish rezultojnë me borxhe.
Bashkëshorti nuk ka shlyer huajnë e marrë, në vlerën 14 000 euro në vitin 2013, ndërsa për huanë prej 2 500 000 lekë të marrë në vitin 2009, ka pashlyer edhe 700 000 lekë si dhe kësti i pashlyer nga çmimi i pasurisë së paluajtshme është në shumën 2 900 euro.
Më poshtë po sjellim të detajur pasurinë e deklaruar nag gjyqtarja Enerjeta Shehu.
Viti 2007 (Deklarata fillestare)
Të ardhura nga studente e vitit e dytë të Shkollës së Magjistraturës në shumën 360 000 lekë për 9 muaj.
Bashkëshorti , Erjon Shehaj të ardhura si Oficer i Policisë Gjyqësore prej 60 481 lekë.
Viti 2007 (Deklarata vjetore)
Të ardhura nga puna si gjyqtare për periudhën 05.10.2007- 31.12.2007, në shumën 181 367 lekë.
Shpërblimi në shumën 10 000 lekë.
Të ardhura nga studente e vitit e dytë të Shkollës së Magjistraturës në shumën 360 000 lekë për 9 muaj.
Paga e bashkëshortit prej 181 443 lekë plus shpërblimi prej 40 500 lekë për periudhën 05.10.2007- 31.12.2007.
Bashkëshorti, Erjon Shejaj të ardhura prej 60 481 lekë në muaj si Oficer i Policisë Gjyqësore.
Viti 2008
Të ardhura nga paga si gjyqtare në vlerën 802 652 lekë.
Të ardhura nga shpërblimi 40 000 lekë.
Paga e bashkëshortit prej 699 720 lekë.
Të ardhura nga shpërblimi i bashkëshortit 9 000 lekë.
Viti 2009
Të ardhurat nga paga 724 359 lekë
Shpërblim në shumën 49 500 lekë.
Paga e bashkëshortit prej 708 000 lekë.
Të ardhura nga shpërblimi i bashkëshortit 68 000 lekë.
Kredi bankare afatgjatë për blerje shtëpie. Shuma 4 000 000 lekë, me interes për 24 muajt e parë sa interesi për bono thesari me maturim 12 mujor, dhe për periudhën e mbetur sa interesi për bono thesari me maturim 12 muajor plus 3 % në vit. Kohëzgjatje e kredisë 20 vjet. Gjatë 2009 janë paguar 2 këste më vlerë 74 000 lekë. Kësti mujor është 37 000 lekë në muaj. Detyrim të mbetur në 31.12.2009 janë 238 këste (nuk mund të llogaritet dot në vlerë sepse interesi është i ndryshueshëm).
Bashkëshorti ka porositur një shtëpi banimi me sipërfaqe 75 m2 në datë 07.05.2009, me sipërmarrës një firmën ndërtuese. Vlera e Kontratës së Porosisë është 48 000 Euro.
Bashkëshorti gjendje cash 300 000 lekë.
Bashkëshorti ka 330 000 lekë të mbetura nga borxhi i marrë nga një person, për të likuiduar pjesën e pashlyer nga vlera totale prej 2400 euro të apartamentit.
Bashkëshorti ka marrë hua, me datë 6.05.2009 hua vlerën 2 500 000 lekë nga babai i tij.
Viti 2010
Të ardhura nga Raporti Barrëlindje dhe paga për vitin 2010 në shumën 528 218 .
Shpëprblim në shumën 9 000 lekë.
Të ardhura prej 5 000 lekë të siguruara nga shpërblimi për lindje.
Bashkëshorti. të ardhura nga paga në vlerën 708 000 lekë.
Bashkëshorti, shpërblim në shumën 68 000 lekë.
Kursime në vlerën 200 000 lekë.
Detyrim ekzistues i bashkëshortit prej 2 500 000 lekë, i ardhur nga huaja e marrë nga babai i tij në datë 16.05.2009.
Pagesë për shlyerje kredie të marrë për blerje shtëpie. Janë paguar 10 këste me 36 900 lekë kësti, totaliiI paguar 369 000 leke. Gjithashtu janë paguar 2 këste të tjera me 36 100 lekë, në total 72 200 lekë.
Viti 2011
Të ardhura nga paga 750 734 lekë.
Shpëprblim në shumën 9 000 lekë.
Bashkëshorti. të ardhura nga paga në vlerën 771 484 lekë
Bashkëshorti, shpërblim në shumën 74 542 lekë.
Kursime në shumën 300 000 lekë.
Bashkëshorti ka paguar vlerën prej 400 000 lekë për huanë e marrë nga babai i tij . Mbetur pa paguar në 31.12.2011 shuma prej 2 100 000 lekë
Kredia, janë paguar 441 000 lekë (10 këste 36 100 lekë dhe dy këste me vlerë 40 000 lekë).
Viti 2012
Të ardhura nga paga si gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Kavajë, në shumën 815 090 lekë.
Shpëprblim në shumën 9 000 lekë.
Paga e bashkëshortit , si oficer i Policisë Gjyqësore pranë Prokurorisë për Krime të Rënda në shumën 321 452 lekë.
Të ardhura nga paga e bashkëshortit si prokuror në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, në shumën 459 395 lekë.
Shpërblimi i bashkëshortit në shumën 9 000 lekë.
Kursime në shumën 500 000 lekë .
Detyrim ekzistues prej 2 400 Euro që përbën 5% i çmimit në total të pasurisë se paluajtshme sipas kontratës së lidhur në datë 07.05.2009.
Janë paguar 12 këste në kredinë afatgjatë të marrë për blerje shtëpie. 10 këste me vlerën 40 000 lekë dhe 2 këste me vlerën 36 900 lekë.
Bashkëshorti ka paguar 200 000 lekë për shlyerje huaje të marrë nga babai i tij. Detyrimi i pashlyer në datë 31.12.2012 është 1 900 000 lekë.
Viti 2013
Të ardhura nga paga si gjyqtare në shumë 682 754 lekë, për periudhën 01.01.2013 ? 04.11.2013.
Të ardhura nga paga si gjyqtare në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë, në shumën 65 190 lekë , për periudhën 05.11.2013 ? 31.12.2013.
Bashkëshorti, të ardhura nga paga e bashkëshortit si prokuror në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë në shumën 946 274 lekë.
Kursime në shumën 500 000 lekë.
Detyrim ekzistues në vlerën 1 900 000 lekë, si hua e marrë nga bashkëshorti ndaj babait të tij.
Detyrim ekzistues prej 2 400 Euro që përbën 5% i çmimit në total të pasurisë se paluajtshme sipas kontratës së lidhur në datë 07.05.2009 me palë shoqërinë e ndërtimit.
Bashkëshorti ka marrë përmes deklaratës noteriale të datës 15.11.2013 hua vlerën 14 000 Euro nga një individ. Nga kjo Hua e marrë nuk ka shlyer asnjë shumë për 2013.
Viti 2014
Të ardhura nga paga si gjyqtare në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë, në shumën 991 819 lekë.
Bashkëshorti, të ardhura nga paga e bashkëshortit si prokuror në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë në shumën 1 097 414 lekë.
Bashkëshorti ka revokuar kontratën e sipërmarrjes për apartament me sipërfaqe 75 m2 lidhur në 2009 dhe me po të njëjtën kontratë është bërë një premtim shitblerje i një apartamenti me sipërfaqe 84 m2 plus 10 m2 sipërfaqe e përbashkët. e njëjta palë si në kontratën e vitit 2009. vlera shtesë e revokimit dhe premtimit për shitblerje është 13 500 euro.
Kursime 250 000 lekë .
Vijon Detyrimi prej 14 000 Euro, sipas huasë me deklaratë noteriale nga zoti Shehaj. deklaratë e datës 15.11.2013.
Bashkëshorti ka paguar vlerën 400 000 lekë për shlyerje të huasë së marrë në datë 16.09.2009. Detyrimi i pa shlyer në 31.12.2014 është 1 500 000lekë.
Mbetet detyrimi prej 2 900 Euro si këst i pashlyer dhe përfundimtar nga çmimi në total i blerjes së pasurisë së paluajtshme apartament.
Viti 2015
Të ardhura nga paga si gjyqtare në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë, në shumën 995 702 lekë .
Bashkëshorti, të ardhura nga paga e bashkëshortit si prokuror në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë në shumën, 1 074 377 lekë.
Kursime në shumën 300 000 lekë.
Detyrim ekzistues prej 14 000 Eurosh sipas huasë së marrë nga bashkëshorti në datë 15.11.2013 me deklaratë noteriale.
Mbetet detyrimi 2 900 Euro si këst i pashlyer nga çmimi në total i pasurisë së paluajtshme kontratë 14.01.2014.
Bashkëshorti ka shlyer vlerën prej 200 000 lekë për huanë e marrë në datë 16.09.2009. Detyrimi i pa shlyer ne 31.12.2015 është 1 300 000 lekë.
Viti 2016
Të ardhura nga paga si gjyqtare në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë, për periudhën janar 2016- mars 2016, në shumën 249 386 lekë .
Raport barrëlindje në periudhën 05.04.2016- 31.12.2016, në shumën 452 344 lekë.
Bashkëshorti, të ardhura nga paga e bashkëshortit si prokuror në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë në shumën, 1 089 467 lekë.
Me datë 29.10.2016, gjyqtarja dhe bashkëshorti kanë marrë në përdorim mjetin tip Benz që është në pronësi të kunatit.
Kursime në shumën 350 000 lekë.
Ekziston Detyrimi prej 14 000 Euro, si hua sipas e marrë nga Zoti Shehaj në datë 15.11.2013 me deklaratës noteriale.
2 900 Euro këst i pashlyer nga çmimi në total i pasurisë së paluajtshme premtuar për shitje me kontratë datë 14.01.2014.
Bashkëshorti ka shpenzuar 300 000 lekë për blerjen e një automjeti tip Benz prodhim i 2005.
Viti 2017
Bashkëshorti, të ardhura nga paga e bashkëshortit si prokuror në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë në shumën 1 181 391 lekë.
Të ardhura nga paga si gjyqtare në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë, për periudhën Mars 2017-Dhjetor 2017 në shumën 876 688 lekë.
Raport barrëlindje në shumën, 69 321 lekë.
Kursime në shumën 500 000 lekë.
Të ardhura nga OSBE, në shumën 1430 euro.
Të ardhura nga Prezenca e OSBE në Shqipëri, 445 euro.
Të ardhura nga Regional Scoll, of public Adminis, 980 euro.
Është shlyer totalisht kredia për shtëpi prej 4 milion lekësh.
Bashkëshortët kanë shlyr huanë, prej 3 300 000 lekë.
Huaja e marrë, në vlerën 14 000 euro në vitin 2013, nuk është shlyer nga bashkëshorti.
Viti 2018
Bashkëshorti, të ardhura nga paga e bashkëshortit si prokuror në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë në shumën 1 156 594 lekë.
Të ardhura nga paga si gjyqtare në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë, në shumën 1 006 094 lekë.
Kursime të bashkëshortëve në shumat, 550 000 lekë, dhe 1 800 euro.
Huaja e marrë, në vlerën 14 000 euro në vitin 2013, nuk është shlyer nga bashkëshorti.
Bashkëshorti, huanë prej 2 500 000 lekë të marrë në vitin 2009, ka pashlyer edhe 700 000 lekë.
Këst i pashlyer nga çmimi i pasurisë së paluajtshme në shumën 2 900 euro./CNA.al
Gjykatat e Apelit do të mbetet pa gjyqtarë. Alarmi që është ...
Procesi i Vettingut pritet të rinisë në shtator. Shorti me e...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...