web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

E quajti kota-biskota/ Alesia Bami i kthehet Niki Delijorgjit: U konsultove me engjëjt

18 Janar 2021, 09:56, Lifestyle CNA

Pak ditë më parë modelja Kleoniki Delijorgji ishte e ftuar në emisionin e Luana Vjollcës ku u vu për ballë një pyetje shumë provokuese.

Ajo u pyet se cila nga modelet shqiptare është më e mira sipas saj dhe cila është e famshme, por është kota biskota.Niki cilësoi Emina Çunmulajn si modelen më të mirë ndërsa si kota biskota përmendi emrin e Alesia Bamit.

?Vajzat që kam punuar unë më parë dhe tani kanë dalë në televizion? Mund të them Alesia Bamin. Është modele? Më vjen keq e dashur?, u përgjigj Kleoniki.

E ftuar në emisionin ?E diell? në rubrikën ?Në Trotuar?, Niki ka sqaruar përballë Alesias deklaratën e saj. Ajo është shprehur se nuk ka patur asgjë përsonale me Alesian, por ishte emri i parë që i erdhi në mendje.

Unë nuk kam asgjë me ty, nuk kam asgjë me asnjë femër. Nuk dua të ul asnjë femër tjetër që unë të dukem më mirë. Por, aty mu bë një pyetje dhe duhet të përgjigjesha sepse nuk doja të merrja tortën fytyrës. Ti mund të jesh shumë e mirë, por për mua nuk je modele?, tha Kleoniki.

Alesia i ktheu përgjigje duke prekur faktin që ajo e kisht embyllur karrierën e saj si modele që në moshën 15 vjeç.

Unë modelingun e kam nisur 13 vjeç kur nuk i kam patur këto format që kam sot dhe e kam mbyllur 15 vjeç, kështu që unë tani nuk jam më modele. Megjithatë, doja të të pyesja këtë mendimin e kishe personal, apo u konsultove edhe me engjëjt??-u shpreh Alesia në formë batutë./ CNA.al





Lajmet e fundit nga