web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Vendi ka nevojë për një përmbysje”/ Meta thirrje qytetarëve: Ndëshkoni me votë, kë ju ka gënjyer!

16 Janar 2021, 17:09, Politikë CNA

Gjatë një interviste për emisionin ?Kjo Javë?, presidenti Ilir Meta u ndal të komentonte dhe fushatën elektorale para zgjedhjeve.

Meta tha është momenti për një ndryshim të fortë dhe të qartë të vendit, që do përcaktojë një rrugë të qartë europiane, dhe kjo arrihet vetëm përmes një ndryshimi.

Gjithashtu, Meta iu bëri thirrje qytetarëve që të shkojnë të votojnë më 25 prill për të ndëshkuar me votë të gjithë politikanët, që i kanë gënjyer.

“Fushatat zhurmëmëdha, nuk kanë treguar ndonjë produktivitet shumë të madh. E rëndësishme është mesazhi i çdo force politike, për t?i treguar qytetarëve sesi përcillet ky mesazh. Kjo varet nga aftësia e forcave të caktuara dhe nga rrethanat. Kuptohet që jemi në rrethana të veçanta nga ato të fushatave të kaluara, por ekziston mundësia për ta përcjellë këtë mesazh, ndërmjet mediave dhe komunikimeve të tjera moderne apo bashkëkohore. Pse jo edhe derë më derë. Mesazhi është kryesor, nuk është zhurma.

Për mua nuk është më i rëndësishëm rotacioni, sepse ai do të thotë më shumë ndryshim raportesh në qeverisjen e vendit. Vendi ka nevojë për një përmbysje, në kuptimin më të mirë të fjalës. Unë, e them shpesh koha e ndryshimit ka ikur që prej katër vitesh. Këto katër vite, që kemi kaluar kanë folur për një përkeqësim të rëndë të situates.

Është momenti për një ndryshim të fortë dhe të qartë të vendit, që do përcaktojë një rrugë të qartë europiane, dhe kjo arrihet vetëm përmes një ndryshimi?, tha Meta./CNA.al





Lajmet e fundit nga