web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Këlliçi publikon videon që Veliaj nuk e shfaq/ Jemi drejt gropës

16 Janar 2021, 10:37, Politikë CNA

Kreu i FRPD, Belind Këlliçi ka publikuar një video përmes të cilës nxjerr zbuluar bëmat e kryetarit të Bashkisë, Erion Veliaj.

Në video shihet qartë se për gjysmë ore te “Pallati me shigjeta” kaluan 12 betoniere! Këlliçi thekson se këto betoniere bllokojnë kalimin e automjeteve dhe këmbësorëve në shumë rrugë e rrugica.

Ai thotë se me foto nga Veliaj, jemi vendi më i gjelbëruar i Europës ndërsa në realitet jemi drejt gropës.

?Videot si kjo, Erion Veliaj nuk i shfaq!
Për gjysmë ore te “Pallati me shigjeta” kaluan 12 betoniere! Është vetëm një nga hyrjet në Tiranë.
1 betoniere ka një kapacitet maksimal 11 metër kub, ku vetëm 1 m³ ka 2400 Kg. Gjithsej 316,8 ton beton që derdhet në Tiranë në 30 minuta! Pa llogaritur hyrjet e betoniereve nga rr. Durrësit, rr. Dibrës, rr. Elbasanit, etj.
100 foto publikon Veliaj për një tek pemë që mbjell. Pemë që mbillen vetëm në parkun ekzistues të liqenit artificial. Këto betoniere bllokojnë kalimin e automjeteve dhe këmbësorëve në shumë rrugë e rrugica. Makina të tonazhit të rëndë që punojnë orar pa orar, që shkatërrojnë rrugë e shkaktojnë një ndotje akustike të tmerrshme për banorët e Tiranës. Rasti më i afërt për të cilin u njoftova nga banorët, ishte ai në rr. “Nikolla Lena”, ku nuk u vendos asnjë tabelë informuese që njoftonte banorët për bllokimin e rrugës.
Veliaj nuk i fotografon betonieret sepse i prishin imazhin e rremë të gjelbëruesit.
Kjo masakër urbane po e bën Tiranën të pajetueshme, po shkatërron trashëgiminë e saj ndërtimore e kulturore.
Po shqepin kodrat e gjelbëruara të Tiranës për të derdhur lumenj betoni.
Ku janë parqet e reja? Ku janë lulishtet? Ku i kaloni pasditet me fëmijët tuaj? Në kafenetë poshtë pallateve?
Me foto nga Veliaj, jemi vendi më i gjelbëruar i Europës. Në realitet jemi drejt gropes?, shkruan Këllici./CNA.al





Lajmet e fundit nga