web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Ëndrra europiane” e kryetarit të PD/ Kulluri “i pret krahët” Bashës

16 Janar 2021, 08:59, Politikë CNA

Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Edvin Kulluri, thotë se shumica e shqiptarëve nuk i meritojnë Ramën dhe Bashën.

Me nota ironie, Kulluri shkruan se jemi akoma një vend i prapambetur për të kuptuar këta intelektualë të medhenj dhe lider progresistë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Kulluri thotë se mbi 50% e votuesve janë arsimuar para 1990 c?ka e bën pothuaj të pamundur ?endrrën europiane? të Kryetarit të PD!

?Fatkeqesisht shumica e shqiptareve nuk jane arsimuar ne perendim! Ndaj shansin per ta shnderruar Shqiperine ne Hollande pas 25 prillit nuk do ta kemi! Jo vetem kaq, por mbi 50% e votuesve jane arsimuar para 1990 c?ka e ben pothuaj te pamundur ?endrren europiane? te Kryetarit te PD! Edhe kete here mesa duket ne ?injorantet? e formuar ne Shqiperi do ta mbajme Shqiperine peng! Por meqe shume te tjere nuk marrin as vesh nga arti e piktura ne vecanti, do mbeten pa votuar fare! Se nga moda nuk ja thone hic! Shumica e shqiptareve nuk i meritojne Ramen dhe Bashen! Jemi akoma nje vend i prapambetur per te kuptuar keta intelektuale te medhenj dhe lider progresiste! Fatkeqesi e madhe!?, shkruan Kulluri./CNA.al





Lajmet e fundit nga