Vetingu
U denoncua për falsifikim të orës së aksidentit/ Prokurori i “listës së zezë”, në filtrin e Vettingut

Olger Eminaj, prokurori i Korçës, është një nga prokurorët e denoncuar nga ish Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, në vitin 2014, pranë Presidentit të asaj kohe dhe njëherësh kreut të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Bujar Nishani dhe Ministrit të Drejtësisë në atë kohë, Nasip Naço.
Në fakt asnjërit prej të denoncuarve, pra “listës së zezë” të Tahirit, përfshirë këtu edhe prokurorin Olger Eminaj, nuk i ndodhi asnjë gjë, përveçse emrat e tyre u bënë publik në media.
Prokurori Eminaj është përfshirë në procesin e rivlerësimit, rreth gjashtë muaj më parë dhe tashmë priten rezultatet e hetimeve të Komisionit të Vettingut, për të tria kriteret. Në 2019, prokurori Eminaj është denoncuar nga gazeta Telegraf, në lidhje me një rast aksidenti. Bëhet fjalë për aksidentin e datës 3 maj 2017, të ndodhur në segmentin rrugor Korçë-Ersekë, pranë fshatit Dvoran, ku humbi jetën shteasi B. B.
Sipas gazetës në fjalë, prokurori Olgert Eminaj dhe policia gjyqësore që janë marrë me këtë çështje kanë falsifikuar orën në të cilën ka ndodhur aksidenti, për të favorizuar palën tjetër që të mos kryenin dëmshpërblimin. Nuk dihet se çfarë ka nodhur më tej me këtë rast, por tashmë është radha e Vettingut që të hedhë dritë mbi denoncimet rreth këtij subjekti deklarues.
Sa i përket pasurisë, prokurori Olger Eminaj, në kohë që ka hyrë në systemin e drejtësisë, deklaron patundshmëri, katin e tretë të një shtëpie private, 115 m2, në Korçë me vlerë 50 000 euro dhe gjednje kesh, 3 800 euro.
Në të njëjtin vit, në 2009 ai deklaron se ka marrë 12 000 euro kredi për rikonstruksion shtëpie dhe 2 000 000 lekë kredi për mobilim.
Përveçse një automjeti të blerë në vitin 2011, me vlerë 150 000 lekë ai nuk deklaron asnjë pasuri tjetër, veçse të ardhurat nga paga e tij dhe e bashkëshortes në dy, tre punë njëherësh.
Më poshtë po sjellim deklaratat e pasurisë së prokurorit Olger Eminaj.
Viti 2009 (Deklarata fillestare)
Kati i tretë i një shtëpie private, 115 m2, në Korçë, 50 000 euro.
Kesh 3 800 euro.
Të ardhura nga shpërblimi nga shkolla e Magjistraturës, 382 500 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues nga Prokuroria, Korçë, 45 021 lekë.
Të ardhura nga paga e bashkëshortes 5 203 euro.
Shpërblim të bashkëshortes 1 100 euro.
Kredi për rikonstruksion shtëpie, 12 000 euro.
Kredi për mobilim, 2 000 000 lekë.
Viti 2009 (Deklarata vjetore)
Kursime 400 euro.
Gjendja e kursimeve kesh, 3 800 euro.
Të ardhura të subjektit deklarues nga Prokuroria, Korçë, 80 048 lekë.
Të ardhura nga paga e bashkëshortes 1 156 euro.
Kredi për rikonstruksion shtëpie, 13 535 euro.
Kredi për mobilim, 2 716 193 lekë.
Viti 2010
Kursime 1 800 euro.
Të ardhura të subjektit deklarues nga Prokuroria, Korçë, 852 593 lekë.
Të ardhura nga paga e bashkëshortes 793 000 lekë dhe 600 euro.
Kredi për rikonstruksion shtëpie, 12 000 euro. Vijon.
Kredi për mobilim, 2 000 000 lekë.Vijon.
Viti 2011
Blerë automjet 150 000 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues nga Prokuroria, Korçë, 941 674 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues nga mësimdhënia në një universitet privat, 109 800 lekë.
Të ardhura nga paga e bashkëshortes në sistemin bankar, 793 000 lekë.
Kredi për rikonstruksion shtëpie, 12 000 euro. Pa shlyer 9 014 euro.
Kredi për mobilim, 2 000 000 lekë.Pa shlyer 1 620 710 lekë.
Viti 2012
Të ardhura të subjektit deklarues nga Prokuroria, Korçë, 909 953 lekë.
Të ardhura nga paga e bashkëshortes në sistemin bankar, 492 000 lekë.
Të ardhura nga paga e bashkëshortes në sektorin privat, 38 248 lekë.
Të ardhura të bashkëshortes nga një project I KE, 378 436 lekë.
Kredi për rikonstruksion shtëpie, 12 000 euro. Pa shlyer 8 385 98 euro.
Kredi për mobilim, 2 000 000 lekë.Pa shlyer 1 473 581 lekë.
Overdraft, 195 000 lekë.
Viti 2013
Të ardhura të subjektit deklarues nga Prokuroria, Korçë, 887 588 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues nga mësimdhënia në një universitet privat, 92 250 lekë.
Të ardhura nga paga e bashkëshortes në sektorin privat, 256 200 lekë.
Të ardhura të bashkëshortes nga një project I KE, 94 850 lekë.
Kredi për rikonstruksion shtëpie, 12 000 euro. Pa shlyer 7 666 euro.
Kredi për mobilim, 2 000 000 lekë.Pa shlyer 1 297 100 lekë.
Overdraft, 195 000 lekë.
Viti 2014
Të ardhura të subjektit deklarues nga Prokuroria, Korçë, 1 078 714 lekë.
Të ardhura nga paga e bashkëshortes në sektorin privat, 136 000 lekë.
Të ardhura të bashkëshortes nga një project I KE, 594 000 lekë.
Kredi për rikonstruksion shtëpie, 12 000 euro. Pa shlyer 6 905 euro.
Kredi për mobilim, 2 000 000 lekë.Pa shlyer 1 092 834 lekë.
Overdraft, 195 000 lekë. Shlyer 40 000 lekë.
Viti 2015
Të ardhura të subjektit deklarues nga Prokuroria, Korçë, 1 209 761 lekë.
Të ardhura nga paga e bashkëshortes në sektorin privat, 205 500 lekë dhe 100 028 lekë.
Të ardhura të bashkëshortes nga një project I KE, 205 626 lekë.
Kredi për rikonstruksion shtëpie, 12 000 euro. Pa shlyer 6 092 euro.
Kredi për mobilim, 2 000 000 lekë.Pa shlyer 871 000 lekë.
Overdraft, 195 000 lekë. Shlyer 35 064 lekë.
Viti 2016
Të ardhura të subjektit deklarues nga Prokuroria, Korçë, 1 274 995 lekë.
Të ardhura nga paga e bashkëshortes në sektorin privat, 1 200 336 lekë.
Kredi për rikonstruksion shtëpie, 12 000 euro. Pa shlyer 5 089 euro.
Kredi për mobilim, 2 000 000 lekë.Pa shlyer 629 622 74 lekë.
Overdraft, 195 000 lekë.
Kredi personale 1 020 000 lekë. Pa shlyer 890 605 37 lekë.
Viti 2017
Të ardhura të subjektit deklarues nga Prokuroria, Korçë, 1 112 158 lekë.
Të ardhura nga paga e bashkëshortes në sektorin privat, 801 216 lekë dhe 403 398 lekë.
Kredi për rikonstruksion shtëpie, 12 000 euro. Pa shlyer 4 193 euro.
Kredi për mobilim, 2 000 000 lekë.Pa shlyer 382 813 lekë.
Overdraft, 195 000 lekë.
Kredi personale 1 020 000 lekë. Pa shlyer 564 496 lekë.
Viti 2018
Të ardhura të subjektit deklarues nga Prokuroria, Korçë, 1 103 823 lekë.
Të ardhura nga paga e bashkëshortes në sektorin privat, 628 655 lekë dhe 633 276 lekë.
Kredi për rikonstruksion shtëpie, 12 000 euro. Pa shlyer 3 256 euro.
Kredi për mobilim, 2 000 000 lekë.Pa shlyer 116 836 lekë.
Overdraft, 195 000 lekë.
Kredi personale 1 020 000 lekë. Pa shlyer 215 159 lekë./CNA.al