web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Akuzat për shitblerje votash/ Nis seanca e parë gjyqësore për dojsen që trazoi politikën

15 Janar 2021, 08:54, Politikë CNA

Ka nisur sot  seanca e parë gjyqësore për ?Dosjen 184? në Dibër, e cila trazoi politikën shqiptare pas publikimit të përgjimeve në BILD-in Gjerman.

Prokuroria e Dibrës përfundoi hetimet për dosjen e bujshme 184 dhe dorëzoi në gjykatë katër të pandehur për shpërdorim detyrë dhe kanosje të zgjedhësve.

Të pandehurit janë Robert Aga ish shef komisariati me Dibër, akuzuar për shpërdorim detyre, Drini Gjeci ish drejtor i arsimit, akuzuar për shpërdorim detyre dhe kanosje të zgjedhësve, Nuri Meda zyrtar në njësine administrative Tomin akuzuar për shpërdorim detyre dhe Hasan Hoti, njësia administrative Lurë akuzuar për kanosje të zgjedhësve. Pushimi i çështjes është kërkuar për Dionis Imeraj, Imer Lala, Arben Keshi, Bekim Krashi, Afrim Mikli, etj

Për shitblerje vote u kallëzua edhe Damian Gjiknuri, Dionis Imeraj, kryebashkiaku aktual i Dibrës dhe Agron Malaj kryetari i Bashkisë së Burrelit, por prokuroria thotë se nuk rezultoi e provuar që ata të kenë konsumuar këtë vepër penale.

 

 





Lajmet e fundit nga