Connect with Us

Analiza e mandateve/ LISTA BASHA-LSI, një humbje për PD-në

Opinione

Analiza e mandateve/ LISTA BASHA-LSI, një humbje për PD-në

Publikuar

-

Janë dy mënyra sesi PD dhe LSI mund të paraqiten në zgjedhje. Më listë të përbashkët ose më dy lista, ku PD të këtë në krah aleatët e djathtë historikë si PR, LZHK etj, dhe LSI të mbledhë disa parti të majta dhe të zgjidhë edhe problemin e qëndrimit të PBDNJ dhe PDIU në koalicione të ndryshme.

Lulzim Basha ka zgjedhur të gënjejë të tijët deri tani se do ketë dy lista sepse kështu maksimalizohet vota, por shpesh dëgjohet edhe varianti që palët do jënë në një listë të vetme, kjo e dyta sa garantuese për maksimalizim vote është edhe vetë-vrasëse për PD.

Mandate për LSI

Së pari problemi qëndron tek LSI, e cila do kërkojë minimalisht mandatet e vitit 2017 të cilat i ka marrë në përplasje të madhe me dy forcat kryesore politike PS dhe PD, pra 19 mandate.

Kështu LSI nga ana e saj ruan mandatet që ka megjithëse mund të ketë më pak vota sipas të gjitha pritshërive që mbështeten në përçarjen e LSI, largimet si dhe drejtimin e çoroditur dhe me ngrënie veshësh nga Monika Kryemadhi, pa folur për lajthitjet e Ilir Metës.

Këtu mund të shtojmë edhe faktin se LSI kurrë nuk ka mundur të shtojë dhe manksimalizojë votat e saj në aleancë me PD edhe kur ka qenë në pushtet, palët midis tyre nuk kanë një bashkëpunim të mirë në struktura, përkundrazi në bazë ka përplasje deri në konflikte që vështirë se kapërcehen.

Njërzit e LSI më mirë e lehtë votojnë Ramën e PS sesa PD dhe Bashën, kjo edhe për faktin se janë një çetë majtistësh të dashuruar më hajdutërinë. Jo se Luli nuk mund t’ja u garantojë këtë, por më kollaj e kanë kur e gjejnë gati tek Rama.

Pra dalja me një listë të përbashket ku LSI të kishte 17 deri 19 mandate duket një aventurë vrasësë për PD, kjo e pasuar edhe nga aleatët e tjerë.

 

Aleatët e Bashës

Dalja me gjithë aleatët e tjerë, pra përveç LSI në koalicion të jetë PDIU, LZHK, PR, PAA, PDK, PBDNJ etj. Do sjellë lëshime mandatesh të tjera nga Lulzim Basha në listat fituese.

Janë gati 7 aleatë, ku PDIU pretendon më shumë se një vend apo PAA, çka çon një një llogari të thjeshte me minimumi 7 mandate deri në 10 për aleatët.

LEXO EDHE:  Hajdari i përvishet Bashës/ “Opozita në nivelet më të dobëta, po mundohem të mbush vakumin”

Me një llogari të thjeshtë janë minimalisht nga 24 deri në 29 mandate që aleatët i marrin në tavolinë.

 

Opozita Topalli-Patozi

Topalli dhe Patozi, apo Murrizi duket se do jenë në një koalicion të përbashkët. Pra një tjetër faktor opozitar ku qëllimi do jetë të goditet Rama por edhe Basha e Meta.

Këta dy të fundit si pazarxhinjtë e Rilindjes dhe Basha si ortak i Ramës e Meta ortak pushteti kur, ku e si të mundët. Ky fluks opozitarësh mund ti sjellë një rrjedhje të madhe votash PD-së e koalicionit që do krijojë Luli me LSI. Aty ku nuk do mund të sigurohen mandate minimalisht disa mijëra vota do i ikin Lulit dhe Monës, duke u’a bërë të vështirë deri në të pamundurt fitorën.

Çfarë humb PD?

Duke analizuar faktorët e mësipërm, por edhe pakënaqësinë në publik ndaj Ramës, llogaritë në çdo lloj formë me një koalicion të përbashkët e çojnë PD-në në një dobësim i cili, mund të jetë edhe më i dhimbshëm se 2017.

Luli dhe LSI plus disa aleatë në ras“Basha nuk ka mëndje të fitojë zgjedhjet”/ Analisti tregon misionin kryesor të kreut demokratt se do të fitonin më të paktën 75 mandate, PD do kishte rreth 50 mandate plus minus dy.

E në rast të një garë të fituar ngushtë nga opozita PD do ishte gati tek mandatet e 2017 e brishtë dhe peng i orekseve të LSI dhe aleatëve ku rruga e Partisë Demokratikë duket një malore e madhe ku njerëzit e saj shtyjnë karrocën e pushtetit ngarkuar me njerëzit e LSI dhe aleatë që marrin e shpërndajnë pushtet për tu forcuar më tej në kurriz të rrudhjes të PD.

 

Fatkeqësisht për këtë të fundit duket se tashmë nuk po mendon askush, loja është pushteti i cili edhe me llogarinë e fitores të zgjedhjeve e çon PD drejt humbjes.

Pa folur për humbjen e PD që duket në sfond me apatinë e Bashës që shpreson se pushteti do i vijë në tavolinë nga pakënaqësia që kanë ndaj Ramës dhe aleanca me LSI. Këto nuk mjaftojnë për të fituar, por deri tani diçka është e sigurt PD do humbasë shumë./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Opinione

Nga Bledian Koka/ Mesazhet e reja të Ambasadores Yuri Kim!

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Shefja e diplomacisë amerikane ne Tiranë e mbajti frymën e parë pas kthimit nga SHBA në selinë e Partisë Demokratike nga ku dolen neëpah disa mesazhe te reja dhe interesante.

E para qe me beri pershtypje kishte te bente me saktesimin se “SHBA e respektojne sovranitetin e Shqiperise dhe jane ketu per te mbeshtetur Shqiperine ne rrugetimin e saj euro-atlantik”.

Kjo tregon se kritikat gjithnje e ne rritje te opinionit publik shqiptare ne raport me disa qendrime te Ambasades se SHBA-se ne Tirane, te cilat me shume se njehere jane pare si favorizuese per Qeverine dhe penalizuese per Opoziten, kane ngritur shqetesim ne Departamentin e Shtetit. Kjo mesa duket nga sot ndryshon.

E gjitha konfirmohet edhe me faktin se vetem pak ore pas kthimit nga SHBA, ambasadorja shkoi menjehere ne seline e PD-se ku heren e fundit qe shkoi u kujtoi demokrateve “barin” qe hahej ne komunizem. Per kete zonja Kim e terhoqi “barin” dhe solli ne vemendje faktin se SHBA ka patur nje marredhenie “speciale” me PD-ne qe ne fillimet e saj e deri me sot.

Kujtojme qe ne 22 vite te ketyre raporteve ‘speciale’, kryetar i PD-se ka qene “non-grata” Sali Berisha. Znj. Kim thote se SHBA-te do te jene aty per te festuar kur PD te vije ne pushtet ashtu sic bene ne vitin 1991. Kjo tregon se tashme ererat kane ndryshuar dhe PD duhet te behet gati te vije ne pushtet. Por si?



Ambasadorja kerkoi sot ne deren e PD-se nje parti te forte, te bashkuar dhe aktive ne kauzat opozitare, e cila nuk duhet te jete me nje kembe nga e shkuara. Qe Partia Demokratike te dali me e forte dhe me e bashkuar, ajo duhet te pajtohet me anetaresine e saj separi, e me pas me qytetaret shqiptare te cilet i ka braktisur ne 8 vjet.

LEXO EDHE:  Basha takim me Shoqatën e Diabetikëve/ Të bashkojmë forcat për vetdijësimin e rrezikut

LEXO EDHE:  Shënim/ Sistemi miks që sfidon Luli Bashën

Lulzim Basha nuk e ben dot kete, sepse e pengojne pazaret dhe humbjet e akaparuara nder vite. Kete mund ta beje vetem nje proces i vertete reformimi dhe “Foltorja” eshte perpjekja me serioze per te cliruar partine nga mediokriteti dhe kapja. Per kete pajtohen pjesa me arsyeshme e PD-se ose me sakte 70% e saj bashke me 30%-shin qe veshtire se ka ndonje dyshim ne kete pike.

Lufta e premtuar kunder krimit dhe korrupsionit eshte mirepritur nga kushdo. Qofte dhe nga ata qe per 8 vjet kane mbyllur syte para tij apo kane derguar deri ne zyren ovale ministra rilindas nen akuze per trafik nderkombetar droge.E verteta eshte qe PD nuk mund te ece perpara duke e pasur nje kembe mbrapa, dhe ketu pajtohen te gjithe.

Njeriu-kembembrapa i Partise Demokratike sot padyshim eshte Lulzim Basha, i cili vetem para disa muajsh rregjistroi humbjen e katert radhazi dhe ne momentin qe Selia Blu do te clirohet nga kjo gjyle me zinxhir, e ardhmja e opozites do te jete me premtuese.

p.s…vetem keshtu ne shqiptaret dhe te gjithe anetaret e Partise Demokratike e jo vetem do te mund dhe do te ecin perpara./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Opinione

Nga Piro Ahmetaj/ Fundi pa lavdi i PD së kanakarit të Berishës

Publikuar

-

Nga

cna lajme politike

Nga Gjeneral Piro Ahmetaj

Në respekt të mijëra konsideratave për “kurajon dhe oponencën e fortë” ndaj qasjes diskretituese të Lulëzim Bashës mbas 25 Prill, po ndaj disa qëndrime shtesë:

Së pari, besoj që tashmë të jenë kthjelluar të gjitha dilemat: “ish-PD, ose edhe më qartë, kompania private e Lulëzim Bashës i ka (1) shitur, ja kanë (2) manipuluar/vjedhur si dhe i ka (3) humbur në mënyrë turpëruese edhe zgjedhjet e 25 Prillit 2021”!

Veçmas, ose të 3-ja së bashku nuk ka më asnjë pikë rëndësie. Ashtu si edhe retorika e të gjithëditurve, dufi i militantëve të dëshpëruar në rrjete sociale apo diskutimet e skuadrës humbëse, ose të punësuarve të rinj nga PD në Kuvend pas shtator 2021 (Basha, Bardhi, Rushi, Duma, Salianji, Gjokmarkaj, etj te (de) graduar si ofiqarë), do kenë ZERO interes për demokratët, deri në zgjedhjet e  2025 !

Fshati digjet, znj…, krihet thotë populli. Ja kështu mbasi e rimori pa turp karrigen, Kryetari, doroviti skuadrën e tij humbëse dhe sekserët zullumqarë me poste në forume (KK & Kryesi) vetëm për të forcuar murin e kamikazëve dhe si Ali komiku i Bagdadit vijon të mbajë ligjërata mbi: «fitoret madhështore që e presin PD nën udhëheqjen e tij në mos në 2025,  e sigurt në 2029”!

Së dyti, pamvarësisht kostumit perëndimor, artikulimit Euro-Atlantik  apo ballukeve bolshevike: “qasja delinkuente  e LB dhe gardës së ofiqareve reth tij”, e ka katandisur tashmë PD në një kompani të falimentuar.

Me fjalë të tjera, 13 Qershori, 18 Koriku dhe 30 Gushti 2021 do të inventarizohen në memorien e pluralizmit si funerale poshtëruese të vlerave dhe  besimit te PD!

Parë kështu, këto 3 data demonstrojnë jo vetëm papërgjegjshmërinë perverse të Kryetarit humbës, por edhe mungesën dëshpëruese të kurajos në partinë që ka lindur dhe ka për mision Lirinë!  Kështu, faqe e zezë kur personazhe me peshë publike, prisnin si “haleluja” renditjen në listën e Kryetarit mashtrues, dhe me zvarritje në të treja këto ngjarje për të hipotekuar fundin pa lavdi të PD së LB!

Ndërsa një gardë pagatorësh, ende zgërdhihen nëpër studio dhe kuvend duke brohoritur: “deri në vdekje me udhëheqësin e lavdishëm”, edhe pse nën drejtimin e tij në 8 vjet, PD s’ka  asnjë fitore të vetme.

Neveri për mediat e kapterëve, ngritur me parat e VEFAs dhe ushtrinë e punësuar me byrek në portalet e familjarëve që qelbën dynjanë me prapagandën: “edhe humbës i përsëritur edhe krenar, edhe trim i tërbuar edhe proAmerikan i madh  …”!

Keqardhje për 10-ra mijëra demokratë, që edhe mbas dëshpërimit për humbjen mëkatare, i marrin zvarrë në llogoret e betejave e radhës: “për mbrojtjen e nderit të Kryetarit humbës…”.

Së treti, për rethana shtesë e kam ndjekur i pasurprizuar dhe i pazhgënjyer “timërimin e vonuar” të Lulezim Bashës për ta përjashtuar (vrarë Babën) nga grupi parlamentar dhe pabesinë cinike për ta diskretitur ish-Kryetarin, Presidentin,  Kryeministrin, bashkë me të edhe historinë dhe vlerat e PD për 30 vjet!

Që kryetari pa këllqe, këtë vendimarrje nuk e ka bërë as për PD, as për Shqipërinë, as për SHBA dhe as per t’u hakmarrë në emër te armiqve të Berishës, por vetëm për interesat e tij private “këte e di edhe maçi” thonë nga jugu, dhe besoja ta dinë edhe të punësuarit e rinj në kuvend, që fluturojnë nga gëzimi që “janë thirrur nga Ambasada e SHBA-ve në Tiranë”! Çfarë mjerimi !

Nga ana tjetër, shpreh neverinë për qasjen e Bashistëve: “kush nuk është pro Kryetarit të Madh, është armik  i SHBA, i PD dhe i Kombit. Pra “Rrezikut Amerikan”, i një forme moderne, edhe më tinzare se E. Hoxhës.  Kujtohuni se për të rrimarë karrigen e Kryetarit në 13 Qershor, si skuth i stërvitur, u tha demokratëve: “kush nuk voton mua njeh zgjedhjet e vjedhura dhe voton armikun Rama” !

Po ashtu qasja se “ato që di unë dhe Berisha s’do i merrni vesh kurrë”, jane shfaqje të një qurramani të llastuar, pasi mbështetur në parimet bazë, Liderët e Partive (jo kompanive private) kanë detyim të infomojnë stukturat për “gjithshka që dinë”, ashtu siç edhe mbajnë pëgjegjësi për ato që bëjnë dhe nuk bëjnë” në interes të organizatës që drejtojnë !

LEXO EDHE:  “Ne jemi shumica”/ Spiropali i përgjigjet në sekondë Bashës: Duhet të prisni, kemi shumë punë

LEXO EDHE:  Hajdari i përvishet Bashës/ “Opozita në nivelet më të dobëta, po mundohem të mbush vakumin”



Përsa që angazhohen me përgjegjësi publike, kjo qëndron për Bashën edhe për Berishën, për t’u thënë demokratëve dhe Shqiptarëve: “çfar nuk do marrin vesh kurre”?! Shqipëria nuk ka armë bërthamore dhe kujtohuni që mbasi bëri publike edhe emailed e Ambasadorit Donald Lu, “Basha është shpallur i pa besuar nga USA për sekrete”.

Po ashtu e gjykoj si povokim të rëndë ndryshimin tinzar të statusi si dhe shashkën cinike: “nuk e mbledh forumet për vendimarrjet e SHBA”, sikur Partinë ta ketë trashëgimi … ? Nëse vërtet ka dalldisur deri këtu, anëtarësia e PD duhet të kërkojë komision mjekësor se qënka shumë rëndë.

Së katërti, edhe “reagimi i vonuar” Berishës, mesa duket i frymëzon militantët, por nuk besoj të bind  demokratët dhe shqiptarët me arsye të shëndoshë.

Për shembull, që Basha ka qenë i emëruari dhe kanakari tij dora vetë, kjo është e “vërtet e çimentuar” në hapësirën mbarë shqiptare dhe atë ndërkombëtare ! Ashtu siç edhe është e “vërtetë e rrënjosur” tashmë që LB nuk e ka zgjedhur askush as në 2005, as 2011, as 2013, as 2017, as në 2021, por është emëruar me bekimin, mbështetjen dhe heshtjen dëshpëruese të Sali Berishës.

Nga ana tjetër, jo çdo e keqe vjen për të bërë dëm. Kështu përtej  personalizimit bajat (me Berishën apo me Bashën) uroj që ky realitet, i krijuar nga kjo rethanë, të ndezi dritat e shpresës për të zgjuar arsyet fisnike mbi domosdoshmërinë kritike për ta trasformuar, ri-dimensionuar si dhe rikthyer vlerat e të djathtes moderne në PD.

Së pesti, statusin “Non Grata” nga DASH, si çështje familjare, Berisha e ka adresuar në gjykatë, dhe deri sa ajo të shpehet “prezumohet pafajësia”! Ky mbetet një parim i përbotshëm në demokaci. Nëse njërzit do ndëshkoheshin me proçedura teknike dhe mbi fakte të pa provuara nga gjykata do ishte shuar gjysma e njerëzimit !

Si dëshmimtar teknik, ri-përsëris  vendosmërinë e mirënjohur dhe rolin thelbësor të ish-Kryeministrit Berisha në proçesin drejt/pas anëtarësimin në NATO. Kështu, risjell në kujtesë se në 2012 Shqipëria vlerësohet zyrtarisht: “një ndër 5 vendet model për përmbushjen për kontributet në NATO”!

Duke parë nga ky këndvështrim, pa bërë as prokurorin, as avokatin, as gjykatësin: “vendimin ndaj Berishës, nuk e gjej relevant me kohën, as të mirë balancuar, as racionale dhe as proporcionale me nevojën që ka Shqipëria për të rritur besimin te modelet e shtetit të së drejtës (SHBA/BE) si dhe për përmirësuar mekanizmat e demokracisë funsionale”!

Shpresoj që Bashistët të mos më shpallin në «grupin amiqësor anti-USA» = janë bërë për t’u mëshiruar.

Thënë këtë, lëvizja “Foltore” do të dështonte pa lindur ende, nëse do e bashkonte çështjen e familjes Berisha, domosdoshmërinë JETIKE dhe   përgjegjshmërinë e “babait” për të ndërmarrë një operacion shpëtimi për PD.

Duam apo nuk duam, është fakt se të gjitha opisionet e tjera (anti Bashë) kanë dështuar me sukses të plotë në këto 8 vite. Pra e besojmë apo jo, Berisha, ka kapacitetin për ta shkundur nga themelet kështjellën e pushtuar nga një sekt humbësish.

Së fundmi, thënë sa më lartë,  refuzoj me përbuzje të përfshihem më tej në debatin banal : “Dr.Berisha apo L.B”, edhe pse kurrë, për asnjë asye, për asnjë referencë dhe rethanë, nuk ka fare vend për krahasime !

Për më tepër, e përsëris se jo personalizimi dhe ndarja në llogore, por ngritja, e një Bordi Tranzitor Mirëbesimi (BTM) mbetet domosdoshëri për nisur një proçes të shëndetshëm transformimi, me qëllim rikthimin e PD-së në shinat e së djathtës moderne si dhe të besimit te demokracia funksionale si SHBA dhe gjithë Europa.

Ndaj, duke ju falënderuar për mijëra mesazhet inkurajuese, dua ta përsëris fort se jam i përkushtuar për të kontribuar me përgjegjshmëri shtesë në mbrojtjen dhe promovimin e interesave kombëtare si dhe forcimin e partneritetit strategjik me SHBA, NATO-n, etj.

LEXO TE PLOTE

Opinione

Shënim/Yuri Kim si kryetare e PD-së

Publikuar

-

Nga

Ambasadorja e SHBA–ve në Tiranë, ndoshta do të duhet shumë shpejt të marrë një rol mjaft të rëndësishëm, kjo jo thjesht si ironiduhet të jetë kryetarja reale e PD-së.

Sot në një dalje të saj nga godina, ku ka ngelur i vetmuar Lulzim Basha,  i braktisur nga të gjithë, nga shumica e anëtarësisë që e pranon vetë, nga shumica e kryesisë, e grupit parlamentar, zonja ambasadore ka theksuar se pret që të ecë para me PD. Shpreson që PD të fitojë në zgjedhje, shpreson që PD të jetë pjesë e reformës territoriale, por të jetë e bashkuar.

Pra, zonja ambasadore e di shumë mirë që, PD sot është e përçarë.

Askush nuk e mbështet Lulzim Bashën.

Por askush nuk diskuton vendimin e dhënë nga SHBA. Pra, vendimin e dhënë nga SHBA, për Sali Berishën, nuk ka të drejtë ta diskutojë njeri, sepse është vendimi i SHBA.

Por ajo që demokratët kanë problem dhe janë të ndarë, jo përgjysmë, por shumica absolute e tyre, mbi 8o deri në 90 %  janë kundër Lulzim Bashës, sepse është  njeriu, i cili ndodhet në krye të Partisë Demokratike, dhe në tetë vite nuk ka pyetur për statut, për parti. Por e ka përdorur atë logo për pazare dhe interesa personale për të përfituar miliona nga pazaret me qeverinë e Ramës, e deri te pika për të shpëtuar lëkurën në marrëveshje me SHBA-të. Dhe sot jemi përballë faktit kur e gjithë Partia Demokratike, e gjithë struktura nga poshtë lart është kundër kryetarit.

Ka vetëm disa personazhe, disa eunukë apo kurtizane që për një vizë në ambasadë çfarë nuk po bëjnë.

Por Lulzim Bashën nuk po e beson më askush. Edhe thirrjet që bën ambasadorja tek dera nuk kanë asnjë vlerë. Luli është totalisht i marrë fund, jo sepse hoqi Sali Berishën, por sepse ditë pas dite shkatërroi gjithçka që mund të ndërtonte.

Është njeriu, i cili kishte në dorë të ngrihej si një lider, por ka një marrëdhënie mjeshtërore me mashtrimin, me gënjeshtrën me të pav ërtetën dhe është shkatërruesi më i mirë i vetes së vet. Sa gënjeshtar dhe i pavendosur është e di vetë zonja ambasadore.

Nuk ka nevojë ta sulmojë, ta akuzojë apo ta godasë kush në politikë, Luli është shkatërrimtari i vetes së tij. Është njeriu që në tetë vite vetëm ka humbur.

Dhe sot ambasadorja na tha që shpreson që të fitojë në zgjedhje dhe të ngrihet sërish. Partia Demokratike është e ndarë, është e përçarë, nga kryetari në bazë. Pra elektorati i partisë është shkëputur nga kryetari, edhe një herë jo vetëm sepse hoqi Sali Berishën, por sepse ka kryer akte korrupsioni, pabesie, imoraliteti politik.

LEXO EDHE:  Disa përgjigje, që çdo shqiptar i kërkon nga Ilir Meta

LEXO EDHE:  LSI merr goditjen e radhës/ Pas Nasip Naços një tjetër emër i bashkohet PS



Prandaj dhe thirrjet e ambasadores nuk vlejnë. Ka vetëm një mënyrë për të besuar, që PD mund të fitojë nëse nuk ikën Lulzim Basha.

Yuri Kim të bëhet kryetare e Partisë Demokratike. Vetëm kjo do të ishte mënyra që demokratët të besonin se PD do të vinte në pushtet.

Me Lulzim Bashën, në krye të kësaj partie, kjo nuk ka për të ndodhur edhe sikur Rama ti falë nja 20 bashki, Luli nuk i fiton dot. Kjo sepse ndarja e sotme, nuk mund të vijë si ngjitje nesër.

Buka e thyer nuk ngjitet, thotë populli shqiptar. Le pastaj kur shoqërohet me një lugë çorbë të prishur gatuar nga korrupsioni dhe paaftësia e Bashës.

 

Këtë mesazh duhet të kuptojë ambasadorja. Në PD është thyer buka dhe ky është problem thelbësor. Basha me Berishën nga pas morri maksimujmi 630 mijë vota pas 8 vitesh opozite, ndersa Berisha ja la me 700 mijë, vetëm humbi nuk fitoi kurrë asnjë votë më shumë. 

Prandaj ka një zgjidhje. Përtej humorit, mund të lini detyrën e diplomates, të merrni garancitë e SHBA dhe të garoni përballë Edi Ramës.

Kështu dikush nga demokratët mund të ketë besim se logoja e PD mund të vijë në pushtet. Se me Lulzim Bashën dhe me Grida Dumën nga pas, me Salianjin, me Enkelejd Alibeajn, apo me disa të tjerë aty nga pas, Partia Demokratike e sheh pushtetin kur Dash Sula dhe Salianji të bëhen me kaçurrela si Sabiani.

Këta kanë mundësi me financat e kunatit të Lulit, por Luli vetë fitore nuk mund të ketë kurrë. Thjesht sepse tani se beson më askush. As ata që ka përkohësisht nga pas./ CNA.al

LEXO TE PLOTE