Nga Mentor Kikia/ A ka një plan edhe Ambasada Amerikane në Shqipëri?
Situata politike në Kosovë tregoi se dirigjentët me “shkopin...
Vetëm pak ditë më parë, gjatë një interviste në A2-CNN, me gazetarin Arlind Isai, nënvizova faktin se kryeministri Rama do të përzgjidhte një individ me profil të ulët politik për postin e ministrin e të Brendshëm. Besoj se askush nuk dyshon sot për këtë fakt edhe pse ?de jure? Çuçi e ka një profil politik. Vijimi i analizës, e cila lidhet edhe me konstatimin e mësipërm ishte lidhur me faktin se Ramës i duhet një profil lehtësisht i përpunueshëm në çdo rrethanë, pasi shteti policor që ai ka instaluar nuk mund të funksionojë pa një kontroll të plotë dhe pa kushte të Policisë së Shtetit dhe ministrit të Brendshëm, në paradoks të plotë si zgjatim i saj. Dhe Rama nuk zhgënjeu e as vartësi i tij i sapo emëruar. Gjatë një konference për shtyp, më datë 22 dhjetor, Bledi Çuçi u shfaq para opinionit publik jo si ministër, jo si një drejtues politik, jo si një njeri që duhet të dëshmonte prioritetet që në drejtimin e ministrisë së Brendshme, e për më tepër gati 2 muaj para zgjedhjeve parlamentare, por si drejtori civil i Policisë së Shtetit.
Ulja e nivelit të ministrit në zbërthimin e një sondazhi, një pasqyrim që në një shtet normal do të duhej ta paraqiste zëdhënësi i Policisë është dëshmia e qartë e dështimit të një funksionari të lartë politik, ende pa marrë detyrën. Nëse dikush do të thotë se ky është aspekt formal, do ta kundërshtoja me bindjen e plotë se është shumë thelbësor. Shqipëria është një shtet aspirant për integrimin në BE dhe për rrjedhojë, nëse minstri Çuci do të duhej të mbronte punën e policisë së partisë, duhej të fillonte nga raportet zyrtare të institucioneve ndërkombëtare, sikundër KE, Europol, Interpol, Frontex, OSBE, Departamentit të Shtetit, OKB-së etj. Janë këto institucione, të cilat në kapitujt respektivë kanë analiza të detajuara për çështjet e rendit dhe sigurisë, ku pasqyrohet dhe puna reale edhe Policisë së Shtetit dhe jo sondazhe periferike se ?a ndjehen të rrezikuar shqiptarët kur ecin natën rrugës?.
Kjo shmangie nga raportet thelbësore e tejet profesionalë është dëshmia më e qartë se Rama nuk ka ndërruar zakon, por vetëm ?lëkurën? në ministri, e cila nuk mund të Ministria e Punëve të Brendshme, por thjesht Ministria e Policisë. Raportet ndërkombëtare theksojnë qartë se Policia e Shtetit është në ditët tona ka dështuar në misionin e saj. Raporti i OSBE/ODIHR, i vitit 2015 theksonte përdorimin politik të policisë në zgjedhje duke e kthyer më shumë se 10 vite pas organizatën në këtë aspekt. Ishte e pritshme të ndodhte, kur komisioni parlamentar i ngritur në vitin 2013-2014 kishte konstatuar pushime të paligjshme profesionistësh nga radhët e policisë së shtetit dhe emërime personash me rekorde kriminale apo ish punonjës së sigurimit të shtetit, e madje deri në anëtarë togash ekzekutimi në kohën e diktaturës komuniste. Ndërkohë që emërimet e militantëve nuk kanë të ndalur në kundërshtim të plotë me kuadrin ligjor dhe rregulloret. Raportet në vijimësi të institucioneve partnere dëshmonin dështimin në luftën kundër krimit të organizuar apo trafikut të drogave.
Pas vitit 2015-2016, Shqipëria u rikthye në raportet ndërkombëtarë jo vetëm si vend prodhues dhe eksportues i cannabis sattiva, por edhe si korridor i transitit të drogave të forta dhe madje edhe i prodhimit të tyre (kokainë, rasti i Fushkuqes dhe Xibrakës). Organizatat partnere filluan të shmangin bashkëpunimin e policinë shqiptare për arsye të rrjedhjes së informacionit. Edhe ato pak operacione te suksesshme janë zhvilluar në ruajtje të informacionit dhe me ndihmën e prokurorisë. Për më tepër, represioni në shtypjen e protestave trajtohet në raportet e ndërkombëtareve me epitetet ?dhunë sistematike?, në ?disproporcion? të plotë me situatën e protestave dhe përdorim jashtë kuadrit ligjor të gazit lotsjellës. As nuk mund të bëhet fjalë për luftën e krimit ekonomik apo sekuestrimin e aseteve kriminale që janë në nivelet më të ulëta historikë. Ndërkohë që laboratorit të kriminalistikës iu vu zjarri je vetëm metaforikisht, por edhe zyrtarisht. Bashkëpunimi i policisë në trafikun e drogës apo ato njerëzor, madje edhe në nivel drejtimi janë fakte të njohura dhe të pranuara, por që nuk thuhen asnjëherë. Madje, për ironi të fatit, gjatë kohës që ministri fliste publikisht, diku në Europë, arrestohej nipi i një deputetit socialist, që sipas deklaratave të një ish punonjësi policie jo vetëm që nuk ndalohej, por ndihmohej nga Policia, rasti Habilaj e shumë të tjerë. Sigurisht që ka edhe shumë komponentë për të paraqitur në këtë analizë, por edhe kaq janë dëshmi e qartë e dështimit.
Referimi i këtyre fakteve dhe deklarimi i politikave që do të shërbenin për ndryshimin e kësaj gjendje, politikat e reja sa i takon bashkëpunimit me dhe rakordimit me prokurorinë, pushtetin vendor, si ministri përgjegjëse, problematikat në trajtimin e elementëve apo reformave të shërbimit civil, i cili është tërësisht inekzistent, do të ishin premisa të një politikani të përgjegjshëm dhe më qëllime të caktuar në drejtimin e kësaj ministrie. Për fat të keq asgjë nga këto nuk ndodhi! Kjo dalje e parë publike nuk ishte asgjë më shumë e asgjë më pak se kronika e një dështimi ministror të paralajmëruar. Çuçi është i pazot për të bërë më shumë. Kjo nuk ka lidhje me kapacitetet e tij, por me faktin se ?njeriu orkestër?, që dirigjon dhe u bie vete gjithë veglave në të njëjtën kohë, Edi Rama drejton në regjimin e një monarkie absolute, edhe pse në letra figurojmë Republikë Parlamentare.
Situata politike në Kosovë tregoi se dirigjentët me “shkopin...
Gjykata Kushtetuese e Prishtinës e çoi Kosovën në zgjedhje t...
Vejsiu, teksa prezantonit emisionin tuaj të përjavshëm ” Lov...
Dje në mbrëmje, mediat filluan të transmetonin se, Lulzim Ba...
Analiza në Shqipëri sipas meje nuk arriti t’a kuptonte fare ...
Pak ditë më parë isha i ftuar në një emision televiziv për t...
Mos më thoni që nuk e kujtoni, e mbani mend a jo? Bëri bujë ...
Shumë njerëz bëjnë habi se përse Edi Rama nuk ndodhej në Kuv...
Që çudia më e madhe zgjat 3 ditë këtë e di gjithë Shqipëria,...
Marin kaqolat, i ngrenë lart, u bëjnë tekstet, skenarët, u p...
Qazim Rasha me siguri që nuk ka dashur kurrë të jetë persona...
Ata që të gjithë sot i shërbejnë regjimit të Edi Ramës, nuk ...
Dje është mbajtur protesta e 5-të për vrasjen e Klodian Rash...
Nga Mentor KikiaShikoji pak këto dy foto, zoti Drejtor i Për...
-Mbrëmë vonë, mu te hyrja e redaksisë së gazetës KOHA JONE, ...
Në pamundësi, apo në mungesë të dëshirës, për tu thelluar mb...
Protesta në natën e dytë jashtë kontrollit. Grupe të rinjsh ...
Analisti Baton Haxhiu ishte i ftua mbrëmjen e djeshme në “Op...
Nga Mero BazeVrasja tragjike e një 25- vjeçari nga një polic...
Në Ditën e Rinisë, si për ironi të fatit, i riu 25 vjeçar, K...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...