Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Dje në mbrëmje, mediat filluan të transmetonin se, Lulzim Basha ndodhej në një darkë me ambasadoren e SHBA Yuri Kim.
Gjithashtu mediat pranë tij, u kujdesën të publikonin dhe fotot qartazi. Nga ana tjetër shpërndaheshin lajme nëpër redaksi se për çfarë po flitej në këtë takim.
Gazetarët nga jashtë të Çimit apo Irfanit ‘po lexonin’ qartazi buzët e ambasadores kur fliste apo të Lulit, i cili ndodhej me kurriz nga planet televizive.
Nga ana tjetër, ambsadorja e SHBA u detyra ta përgënjeshtronte gjithë propagandën mediatike të ngritur nga Lulzim Basha dhe zyrat e tij të cilat tashmë përveç se njerëzve në selinë e PD, strategjistëve izraelitë dhe disa personazheve mediatike që paguhen disa mijëra euro në muaj, thjesht dhe vetëm për të përhapur propagandën e brendshme apo për të ndërtuar fake news dhe strategji të tjera mediatike. Por mesazhi i publikuar më pas nga ambasadorja amerikane në Twitter, tregoi qartë se pse ishte i thirrur Lulzim Basha.
Nuk ishte thjesht një mesazh sqarues për të përgënjeshtruar propagandën dhe ‘stuhinë e ngritur në gotë’ nga Luli por i drejtëpërdrejtë dhe i qartë, zgjedhjet e lira dhe pjesëmarrjen e opozitës në demokraci.
Fjalitë e qarta të ambasadores ishin këto: Sonte u takova me Kryetarin e PD Lulzim Basha. Diskutuam rolin thelbësor të opozitës në demokraci, pikëpamjet e opozitës mbi çështjet kryesore dhe përgatitjet për zgjedhjet e 25 Prillit. Të gjitha partitë duhet të sigurojnë kandidatë të pastër. SHBA do të bëjë pjesën e vet për të mbështetur zgjedhjet e lira dhe të ndershme në Shqipëri.
Këto fjalë tregojnë qartë për çfarë ka ndodhur në takim. Lulin kanë shkuar ta marrin për dore, ta fusin në zgjedhje, pasi jemi në dhjetor, jo më shumë se 4 muaj para zgjedhjeve, po të kemi parasysh një muaj do jetë fushata, pandemia, problematika të tjera, koha pas Vitit të Ri e tjera si këto, ndërkohë që Basha nuk po bën asnjë veprim. Ai po sillet sikur nuk do hyjë në zgjedhje, ashtu siç veproi në 2019 me zgjedhjet lokale.
Pra Lulin kanë shkuar ta marrin përdore për ti thënë që ?me vrap në rrjesht tek zgjedhjet?.
Strategjia që ka gjetur tashmë, për të mohuar diçka dhe për të ngritur nesër një stuhi në gotë se ju vodhën apo për të thënë se ju manipuluan, se nuk humbi, por votat u blenë dhe grabitën, këtë po e tregon sot me veprimet që po bën.
Lulzim Basha u përpoq të mohonte ndryshimet në Kodin Zgjedhor, megjithëse për atë dha konsensusin e plotë.
Nga ana tjetër, tentoi të luante me Venecian për të bërë të mundur një shtyrje date zgjedhje, apo për të pasur një çengel për tu varur pas humbjes, për të justifikuar këtë të fundit.
Dhe me këtë argument, vonoi dhe shpalljen e drejtuesve politik në qarqe për të filluar fushatën, por mesa duket dhe Venecia i dha shuplakën e duhur, tashmë duket se është radha e Ambasadës Amerikane për ta vendosur Lulin me shpatulla pas murit, duke i çuar një mesazh të qartë politik.
Roli i opozitës është në zgjedhje dhe zgjedhjet duhet të jenë të lira. Opozita duhet të ketë përgjegjësinë e saj, nuk mund të dalë nga loja, nuk mund ta lërë më fushën e lojës bosh, pasi u largua nga Parlamenti dhe pasojat për Reformën në Drejtësi dhe Kushtetuese, ja ku janë, përfshirë dhe atë zgjedhoren që Luli dha mbështetjen.
U largua nga zgjedhjet lokale dhe pasojat ja ku janë. Gjithçka Lulzim Basha e di mjaft mirë por ambasadorja amerikane, Yuri Kim dje tha publikisht kush është roli i opozitës dhe çfarë duhet të bëjë Lulzim Basha. Ai nuk mund të ikë më nga gara, nuk mund të ikë nga loja, nuk mund të ikë nga përballja, për të justifikuar humbjet e tij të një pas njëshme.
Duke e ditur se është humbës në sondazhe, në paraqitje duke parë se aleati i tij LSI po rrudhet çdo ditë, duke mos ndërtuar dot një ekip të ri, një elitë të fortë, duke pare coptimin e PD-së në disa parti të tjera të vogla, Lulzim Basha është më i qarti nga të gjithë se po shkon drejt humbjes.
Edi Rama ndoshta ndodhet më dobët se kurrë më parë, por ka përballë Lulzim Bashën që i garanton atij pushtetin. Luli nuk duhet të jetë alternativë, megjithëse njerëzit mund të mos duan të votojnë Edi Ramën, nga ana tjetër nuk duan të votojnë Lulzim Bashën si zgjidhje alternative, çka do të thotë që do të ketë një bojkot të madh zgjedhor, apo partitë të vogla të cilat mund të marrin një peshë të caktuar.
Prandaj duke ditur të gjithë këto faktorë, duke lexuar sondazhet, Luli po përpiqet të ikë nga gara, ashtu si ka bërë dhe më parë, për të tentuar të marrë pushtet në tavolinë, por mesaduket këtë herë mesazhet i ka të qarta.
Këtë ja tha ambasadorja e SHBA mbrëmë publikisht. Tani nuk po bëjnë gjë tjetër thjesht dhe vetëm sesi Lulin e vocël do ta marrin përdore, do ta çojnë në zgjedhje.
Ky i fundit do fillojë të shpallë fitoren në ditët në vijim derisa të humbë dhe pastaj të fillojë të qajë, të justifikoj humbjen, të fillojë protestat, thjesht dhe vetëm të bëjë atë që bëri në 2017 apo në 2019 për të mbajtur karrigen si kryetar i PD-se e cila rrezikon ndoshta coptimin më të madh dhe rrudhjen më të madhe në histori në rast se do të ndodhë skenari që Luli të qëndrojë ende në karrige pas një humbje të pritshme./CNA.al
Bashës i dështon strategjia/ Ambasadorja e SHBA përgënjeshtron kreun e PD-së
Analiza në Shqipëri sipas meje nuk arriti t’a kuptonte fare ...
Pak ditë më parë isha i ftuar në një emision televiziv për t...
Mos më thoni që nuk e kujtoni, e mbani mend a jo? Bëri bujë ...
Shumë njerëz bëjnë habi se përse Edi Rama nuk ndodhej në Kuv...
Që çudia më e madhe zgjat 3 ditë këtë e di gjithë Shqipëria,...
Marin kaqolat, i ngrenë lart, u bëjnë tekstet, skenarët, u p...
Qazim Rasha me siguri që nuk ka dashur kurrë të jetë persona...
Ata që të gjithë sot i shërbejnë regjimit të Edi Ramës, nuk ...
Dje është mbajtur protesta e 5-të për vrasjen e Klodian Rash...
Nga Mentor KikiaShikoji pak këto dy foto, zoti Drejtor i Për...
-Mbrëmë vonë, mu te hyrja e redaksisë së gazetës KOHA JONE, ...
Në pamundësi, apo në mungesë të dëshirës, për tu thelluar mb...
Protesta në natën e dytë jashtë kontrollit. Grupe të rinjsh ...
Analisti Baton Haxhiu ishte i ftua mbrëmjen e djeshme në “Op...
Nga Mero BazeVrasja tragjike e një 25- vjeçari nga një polic...
Në Ditën e Rinisë, si për ironi të fatit, i riu 25 vjeçar, K...
Analizë nga Luan Rama:Klodian Rasha, 25 vjeçari i vrarë prej...
Efektivi i Policisë së Shtetit që plagosi për vdekje sot një...
Nga Mero BazeLulzim Basha e ka mbështetur shumicën e shpresa...
Nga Sali BerishaNje vrasje shteterore mizore mbas shpine e t...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...