Nga Ilir Levonja/ Shkollat e mbyllura të vagabondëve
Ata që të gjithë sot i shërbejnë regjimit të Edi Ramës, nuk ...
Qazim Rasha me siguri që nuk ka dashur kurrë të jetë personazh publik. Aq më shumë në këto rrethana të vështira, si baba i një 25 vjeçari të pafajshëm, që humbi jetën tragjikisht prej armës së një përfaqësuesi të shtetit.
Nuk besoj se ka rast më fatkeq se ky, kur merr kuptimin më të plotë ajo shprehja e njohur shqiptare se ajo që i ndodhi atij nuk i urohet as hasmit. Ata që janë prindër vetë e dinë më mirë se të tjerët, se nuk ka asgjë në botë që mund t?ia lehtësojë atij dhimbjen.
Por jeta nganjëherë të hedh në hone të thella dhe të paparashikuara dhe njeriut i duhet të përballet me fatkeqësi të rënda. Dhe në të tilla momente janë në provë, jo vetëm përmbajtja, karakteri, forca, besimi, por edhe formimi dhe integriteti i atij që i kalon.
Babai i Klodian Rashës, edhe pse në një pozitë tmerrësisht të vështirë, të cilën nuk e zgjodhi vetë, por ia imponuan përdhunisht, na dha mbëmë një leksion të shkëlqyer dinjiteti dhe kthjelltësie. I cili bën kontrast të fortë me bardhë e zinë, që na ushqejnë, jo vetëm në këto ditët e protestave për Klodian Rashën, skifterët dhe trushplarët e të dy kampeve të politikës së vjetër.
Si të atyre, të cilët, duke shfrytëzuar vrasjen e dënueshme të djalit të tij, duan t?i vënë flakën Shqipërisë për hesapet e tyre politike, ashtu edhe të tjerëve, që mendojnë se mund ta mbyllin me lekë plagën e hapur në zemrën e tij prej babai të copëtuar nga dhimbja prej arrogancës së shtetit.
Ai është sot në mes të këtyre dy rrymave agresive, që e trazojnë pa mëshirë atdheun prej vitesh, si një emblemë e qetësisë, që meritojnë shqiptarët e dhunuar dhe të keqqeverisur nga një politikë grabitqarësh, të cilët nuk i ndal dot as vdekja.
Qazim Rasha është në fakt sot përfaqësuesi më i denjë i Shqipërisë normale, i asaj që jeton me djersën e ballit të vet, dhe nuk kërkon asgjë nga shteti i vet, përveçse të mos ia bëjë më të vështirë, seç e ka jetën, të cilën e përballon vetë.
Ai është sot pasqyra, ku secili prej nesh, që kemi pasur diçka në dorë në këto 30 vjet, duhet të shikojmë fytyrën tonë të deformuar nga përgjegjësitë, që rrjedhin prej abuzimeve të mëdha me pushtetin.
Natyrisht, të parët për t?u ndjerë të turpëruar duhet të jenë këta qeveritarët në detyrë, të cilët janë dyfish në borxh me Qazim Rashën dhe me të gjithë shqiptarët e revoltuar sinqerisht nga vrasja e djalit të tij. Në radhë të parë, se i kanë shkaktuar atë plagë të parikuperueshme dhe, në radhë të dytë, se e kanë poshtëruar me atë vendim qeverie për ta shpërblyer, kur ende nuk ka një vendim drejtësie për krimin.
Ata që të gjithë sot i shërbejnë regjimit të Edi Ramës, nuk ...
Dje është mbajtur protesta e 5-të për vrasjen e Klodian Rash...
Nga Mentor KikiaShikoji pak këto dy foto, zoti Drejtor i Për...
-Mbrëmë vonë, mu te hyrja e redaksisë së gazetës KOHA JONE, ...
Në pamundësi, apo në mungesë të dëshirës, për tu thelluar mb...
Protesta në natën e dytë jashtë kontrollit. Grupe të rinjsh ...
Analisti Baton Haxhiu ishte i ftua mbrëmjen e djeshme në “Op...
Nga Mero BazeVrasja tragjike e një 25- vjeçari nga një polic...
Në Ditën e Rinisë, si për ironi të fatit, i riu 25 vjeçar, K...
Analizë nga Luan Rama:Klodian Rasha, 25 vjeçari i vrarë prej...
Efektivi i Policisë së Shtetit që plagosi për vdekje sot një...
Nga Mero BazeLulzim Basha e ka mbështetur shumicën e shpresa...
Nga Sali BerishaNje vrasje shteterore mizore mbas shpine e t...
Lexova sot disa komente, lidhur me ndryshimet që Shqipëria k...
Orën e dytë të leksionit e kishim me një pedagog të ri, quhe...
Qe nga vitet ’90, emigracioni eshte bere nje nga problemet m...
Nga Azgan HaklajDita e lirisë në 30- vjetorin e saj në prang...
Kisha menduar se pas marrëveshjes së 5 qershorit, kur partit...
Mbi histerinë kundër Ermal MamaqitFillimisht e mora për një ...
Në shtator të vitit të kaluar një nga analistët që shfaqet m...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...