Shpërthimi i Grida Dumës si shenjë nervozizmi në kampin opozitar
Nga Mustafa NanoTë martën në mbrëmje, në programin Open të E...
Në shtator të vitit të kaluar një nga analistët që shfaqet mbrëmjeve në studiot e televizioneve, vinte vërdallë nëpër zyrat e biznesmenëve më të fuqishëm të Tiranës. Halli i analistit ishte se i duhej një partner biznesi. Nuk bëhej fjalë për ndonjë projekt sipërmarrjeje, as për ndonjë ide gjeniale biznesi të ngjashme me start-upet që kërkojnë financime. Partneri duhej vetëm për koperturë se biznesi ishte i ngritur sakaq. Analistitit i ishte premtuar nga qeveria një copë në koncesionin e ri të kolaudimit.
I dhënë në vitin 2009 nga qeveria e Partisë Demokratike, koncesioni i kontrollit Teknik të mjeteve përfundonte zyrtarisht në shtator të vitit 2019. Por analisti nuk gjeti dot partner dhe për shkak se projekti dështoi qeveria zgjati afatin e koncesionit ekzistues.
Në 3 shtator të vitit të kaluar, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë njoftoi zgjatjen e afatit të koncesionit deri në dhjetor të vitit 2020, duke i dhënë kompanisë SGS edhe për 15 muaj të tjera monopolin e kontrollit Teknik të automjeteve, pa asnjë pagesë dhe pa asnjë kusht shtesë. Në njoftimin përkatës, Ministria sqaronte se shtyrja e afatit ishte e bazuar në ligj. Por financiarisht, firma e zgjatjes së afatit luante shumë para.
Sipas të dhënave nga bilanci zyrtar i SGS, vitin e kaluar monopoli i kolaudimit realizoi 1.9 milionë euro fitim neto, pas taksave. Zgjatja me 15 muaj e afatitit të koncesionit sillte rreth 3 milionë euro fitime të tjera shtesë për koncesionarin. Çfarë arsye mund të ketë një qeveri apo një zyrtar, që të japë 3 milionë euro fitime shtesë për një biznes? Ndoshta asnjë. Por ndoshta mund të ketë edhe 3 milionë arsye.
Zgjatja e afatit të koncesionit të SGS ishte skandaloze në shumë drejtime. Në fund të vitit 2017, vetë Ministria e Infrastrukturës urdhëroi kryerjen e një auditimi për performancën mbi koncesionin e kolaudimit. Auditimi konstatoi një sërë mangësish dhe shkeljesh nga ana e kompanisë SGS si mosvënia në punë e 5 pikave të lëvizshme të kontrollit ashtu sikurse e detyronte kontrata koncesionare për të ulur radhët dhe përmirësuar shërbimin ndaj qytetarëve, mangësi në dokumentacionin e stafit si dhe mangësi të dukshme në organizimin e punës. Por shkelja më e rëndë e konstatuar ishte moskryerja e investimeve të detyrueshme.
Kontrata koncesionare e vitit 2009, detyronte kompaninë që në tre vitet e fundit të koncesionit të ri-investonte 30.7 për qind të shifrës totale të investimeve. Pra në periudhën 2017-2019, që ishin tre vitet e fundit të koncesionit, kompania duhet të investonte 172 milionë lekë ose 1.4 milionë euro të tjera, me qëllim që kur Qendrat e Kontrollit t?i transferoheshin shtetit të mos ishin të amortizuara.
Por në vitin 2017 kompania nuk kishte kryer asnjë investim. Në dy vitet pasardhëse 2018 dhe 2019, përmes një marifeti deklaroi 620 mijë euro shpenzime mirëmbajtje si ri-investime. Kjo është një manovër e dyshimtë, pasi përgjithësisht shpoenzimet e mirëmbajtjes klasifikohen si shpenzime operative. E megjithatë, edhe pasi deklaroi shpenzimet e mirëmbajtjes si investime sërish, kompania duhet të kryente edhe 800 mijë euro të tjera investime. As këto nuk u kryen, por në vend të kësaj SGS pagoi një gjobë prej 460 mijë eurosh në llogari të qeverisë.
Në këtë situatë pyetja që lind sërish është; Si mund të shtyhej me 15 muaj të tjera koncesioni i kolaudimit përballë këtyre mangësive dhe shkeljeve të rënda ligjore? Më keq akoma si mund të zgjatej afati, pa i vënë kusht kompanisë jo për investime të tjera shtesë, por të paktën të realizonte ato që detyronte kontrata e parë koncesionare. Të gjitha këto fakte, ngrenë dyshime të forta se zgjatja e kontratës së koncesionit nuk ka patur për asnjë moment parasysh interesin publik, por është shtyrë nga motive të tjera. Dhe 3 milionë euro nuk janë pak./CNA.al.
Shkruar nga: TVT
Nga Mustafa NanoTë martën në mbrëmje, në programin Open të E...
Në fillim u larguan gjithë femrat qytetare dhe intelektuale,...
Nga Ilir LevonjaNë 26 shkurt të vitit 1996 Bashkimi Europian...
Fatkeqësisht, sot, ka njërëz që deklarohen me mburrje ateist...
Ishin vitet 2003-2005 kur fraza klishe e shumicës së opinio...
Pak ditë më parë përmes një shkrese zyrtare, Ministria e Inf...
Siguria e pacientit është një nga treguesit më të rëndësishë...
Qëkurë Salijani-Boci zgjodhën një obez intelektual për kryet...
Para disa ditesh, me 25 Nentor, ishte Dita Nderkombetare e D...
Data 28 nëntor 1944 mbahet si dita e çlirimit të Shqipër...
Nga Nikola KedhiPërse bien kombet? Është një pyetje që njeri...
“Çdekretimi” i titullit qytetar nderi për Veton Surroin nga ...
Nga Çlirim GjataKëto ditë, nga njerzit që kam njohur, u ndan...
Nje nga menyrat me te mira per te pare se si po e godet viru...
Në disa nga debatet e mbrëmjes të së hënës që arrita të ndje...
Peza ka qenë rezidenca e Ramës në kohën kur, si kryebashkiak...
Xhiku jam, çun me emër në Paskuqan. Para 15 vitesh e lash me...
Për të gjithë ata(përfshi dhe Ilir Metën), që pozojnë në kra...
Bëra një postim dje në këtë faqe, ku kritikoja PD-në që akuz...
Ky debati i neveritshëm me të vdekurit e COVID-it, është pas...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...